Premte, 29 Gusht 2008 01:15:59

Lexoni versionin Print

Interi shkarkon Mançinin, gati Mourinjo?

Kishin të drejtë portugezët. Pavarësisht nga përgënjeshtrimet dhe deklaratat e rastit, Interi konfirmohet "i çmenduar" dhe ndryshon gjithçka në 10-të ditë nga fitorja e titullit të tretë radhazi. Masimo Morati i ka dhënë duart Roberto Mançinit, duke synuar ndoshta te Hoze Mourinjo që nga dita e lamtumirës nga Çelsi, ku destinacioni dukej zikaltër.

Sokol Kondi
Merkure, 28 Maj 2008 08:12:00

 

Pas një takimi prej 20 minutash, vjen “divorci”, ende jo i konfirmuar. Branka është në Portugali

Shqipëri - Poloni0-1

Shënues: Zuravski 2'

Shqipëria: Hidi, Lila (Vrapi 46'), Dallku, Curri, Vangjeli, Duro (Hyka 46'), Skela, Lala (Bulku 70'), Cana, Salihi (Bylykbashi 79'), Bogdani (Kapllani 46'). Trajner: Ari Han

Polonia: Fabianski, Bak, Zevlavkov (Kokoshka 8'), Dudka, Vavzhniak, Vasilevski (Pozdan 80''), Levandovski, Golinski (Saganovski 80'), Krizhnovek (Muravski 81'), Gerero (Smolarek 46'), Zuravski (Zahorski 61'). Trajner: Leo Benhaker

Gjyqtarë: Klud Kirshen (Gjermani)

Kartonë të verdhë: Vasilevski, Smolarek, Dallku

Kishin të drejtë portugezët. Pavarësisht nga përgënjeshtrimet dhe deklaratat e rastit, Interi konfirmohet "i çmenduar" dhe ndryshon gjithçka në 10-të ditë nga fitorja e titullit të tretë radhazi. Masimo Morati i ka dhënë duart Roberto Mançinit, duke synuar ndoshta te Hoze Mourinjo që nga dita e lamtumirës nga Çelsi, ku destinacioni dukej zikaltër. Pra, aventura e Roberto Mançinit tek Interi ka mbërritur në fund. Kjo, të paktën sipas zërave jo zyrtarë të ardhur dje pas takimit mes trajnerit të 3 titujve radhazi dhe presidentit Morati. Mançini mbërriti pak para orës 17:00 në selinë e punës së Moratit. Buzagaz dhe i heshtur, hyri në zyrat e presidentit dhe doli pas rreth 20 minutash pa lëshuar asnjë deklaratë. Të njëjtën gjë bëri edhe Morati disa minuta më vonë. Në takim u vendos e ardhmja e drejtimit teknik të skuadrës. Në këtë pikë duhet shumë e mundur që trajneri i ri i Interit të jetë portugezi Hoze Mourinjo, i cili, sipas shtypit sportiv anglez dhe portugez shihet drejt stolit të kampionëve të Italisë. Në pritje të një komunikimi zyrtar nga ana e Interit, menaxheri i Mançini Xhiorxhio De Xhiorxhis, të lë të kuptosh që aventura e trajnerit nga Jesi në stolin zikaltër është mbyllur praktikisht.: "A mbaroi? Duket që po, por nuk kam asnjë konfirmim, - tha menaxheri. - Nëse do të konfirmohej lajmi i shkarkimit, sigurisht që do të befasohesha shumë dhe do të ishte sigurisht një vendim i klubit, duke parë që Roberto nuk kishte fare ndër mend të ikte dhe nuk do ta bënte asnjëherë për respekt ndaj Moratit dhe për të gjithë grupin që ka drejtuar deri tani.

Mançini ishte shumë i qetë deri sot (dje) në mëngjes, pastaj lexoi gazetat dhe kur lexon lajme të tilla, mund të shqetësohesh." Sipas burimeve, mësohet se Mançini u paska rrëfyer disa miqve pas takimit: "Morati më shkarkoi." Ndërkohë, drejtori i merkatës zikaltër, Marko Branka ndodhet në Lisbonë, ndoshta për të biseduar me ardhjen e Mourinjos në Milano.

Nga ana tjetër Luis Figo, dje, para takimit Mançini-Morati ka lëshuar një deklaratë nga Bukureshit për të ardhmen e tij: "Dua të kem të njëjtat mundësi me shokët e mi. Nëse duhet të ketë një ndryshim trajneri, do të kisha shumë mundësi të qëndroja te Interi. Në rast stë kundërt, do të ishte e pamundur të qëndroja." Që do të thotë, nëse qëndron Mançini, është lamtumirë, nëse vjen Mourinjo, atëherë edhe një vit tek Interi.

Ndërkohë, e përditshmja portugeze "Diario de Noticias" ka bërë të ditur se Mourinjo ka pesë muaj që po merr mësime private në italisht. Sipas gazetës, trajneri portugez dëshiron të paraqitet sa më mirë përpara shtypit, lojtarëve dhe tifozëve, në mënyrë që të shmangë gafat gjuhësore, për të cilat është ironizuar në shumë raste nga gazetat angleze, kur mbërriti te Çelsi.

Sokol KONDI


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML