Premte, 22 Gusht 2008 01:15:56
    

Lexoni versionin Print

Duka dhe Han, me dorë të hekurt në kombëtare

Nuk mund të harrohet kaq lehtë dështimi i kombëtares në dy ndeshjet e fundit eliminatore, të vlefshme për Euro 2008, me Bjellorusinë dhe Rumaninë, të cilat lanë një imazh të keq për tifozët kuqezinj. Gjithçka që u shfaq nga lojtarët në këto dy humbje të turpshme, ku mungoi impenjimi dhe disiplina në ekip, tashmë nuk duhet të përsëritet.

Jorgis MEMO
Shtune, 24 Maj 2008 08:53:00

 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe trajneri Ari Han zhvilluan dje një mbledhje me lojtarët e kombëtares

Nuk mund të harrohet kaq lehtë dështimi i kombëtares në dy ndeshjet e fundit eliminatore, të vlefshme për Euro 2008, me Bjellorusinë dhe Rumaninë, të cilat lanë një imazh të keq për tifozët kuqezinj. Gjithçka që u shfaq nga lojtarët në këto dy humbje të turpshme, ku mungoi impenjimi dhe disiplina në ekip, tashmë nuk duhet të përsëritet. Vetë kreu i institucionit të futbollit shqiptar, Armand Duka, ua ka bërë të ditur këtë fakt lojtarëve, në mbledhjen e zhvilluar me ta dhe stafin teknik dje paradite te rezidenca e tyre në Gjermani. Pasi ndoqi të mërkurën finalen e Ligës së Kampioneve, të enjtën në mbrëmje Duka ka qenë pranë kombëtares në Reutlingen, bashkë me dy zvpresidentët, Bujar Kasmi dhe Lutfi Nuri. Dje, pak minuta para fillimit të seancës së paradites, ai mendoi të takonte lojtarët dhe në prani të trajnerit Ari Han të diskutonte me ta për të mirën e punës. Duke vënë në pah dukuritë negative, të cilat janë shfaqur në sezonin e kaluar, kur kombëtarja drejtohej nga kroati Oto Bariç, presidenti i FSHF-së u ka kërkuar kuqezinjve disiplinë dhe angazhim maksimal në stërvitje. "Dua që të forcohet disiplina në ekip. Duhet ta nisim mirë sezonin, por kjo do të arrihet vetëm nëse ju angazhoheni maksimalisht në stërvitje. Fillimi i mirë do të na shërbejë shumë, prandaj kërkoj nga ju seriozitet. Nuk dua që të përsëriten më dukuritë negative që u shfaqën në sezonin e kaluar. Në ekip duhet të mbizotërojë disiplina,"- u ka thënë Duka lojtarëve.

Më pas, fjalën e ka marrë trajner i kombëtares, Ari Han, i cili ka qenë në një linjë me presidentin e FSHF-së. "Impenjimi juaj në këtë grumbullim duhet të jetë i madh. Po e krijoj një ide për secilin futbollist dhe në vazhdim duhet të njohim sa më mirë njëri-tjetrin. Vetëm falë punës kolektive mund të arrijmë aty ku duhet, prandaj shpresoj që të jepni maksimumin gjatë seancave stërvitore. Përpara kemi miqësoren me Poloninë dhe në këtë ndeshje duhet të tregoni se sa vleni,"- theksoi holandezi, i cili është gati për të vendosur një "dorë të hekurt" në kombëtaren shqiptare.

Nisur nga e kaluara me trajnerin Oto Bariç, kur ky i fundit tregohej liberal me futbollistët, presidenti i FSHF-së i ka kërkuar Hanit që së pari të forcojë disiplinën në ekip. Në këtë mbledhje, nga ana e kuqezinjve askush nuk ka folur, ndërkohë që sinjali i kreut të institucionit të futbollit shqiptar është i qartë për ta. Burime pranë kampit kuqezi tregojnë për "Sportin shqiptar" se holandezi ka treguar autoritet të lartë gjatë seancave stërvitore. Kjo ka bërë që kuqezinjtë të japin maksimumin, pasi edhe ata që duken si titullarë të padiskutushëm, me Hanin pritet të mos jenë të tillë. "Do të fus atë që ka formë më të mirë. Nuk më intereson se me kë luan dhe çfarë ka bërë në të kaluarën me kombëtaren,"- mësohet të jetë shprehur holandezi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML