Premte, 29 Gusht 2008 23:14:39

Lexoni versionin Print

Roma akuzon fuqishëm Interin për titullin

Sulmet e Romës ndaj Interit nuk kanë përfunduar ende, edhe pse tashmë kampionati ka mbaruar. Pas De Rosit, edhe portieri Doni e ka kundërshtuar titullin e zikaltërve: "Interi është ndihmuar në disa ndeshje. Të gjithë ne e dimë atë se çfarë ka ndodhur në këtë kampionat ku, për fat të keq, kemi parë shumë gjëra jo korrekte."

Sokol KONDI
Marte, 20 Maj 2008 08:26:00

 

Edhe Doni, Konti dhe Prade sulmojnë, duke thënë se titulli u fitua, falë disa episodeve të diskutueshme

Sulmet e Romës ndaj Interit nuk kanë përfunduar ende, edhe pse tashmë kampionati ka mbaruar. Pas De Rosit, edhe portieri Doni e ka kundërshtuar titullin e zikaltërve: "Interi është ndihmuar në disa ndeshje. Të gjithë ne e dimë atë se çfarë ka ndodhur në këtë kampionat ku, për fat të keq, kemi parë shumë gjëra jo korrekte." Një sulm i ashpër, mbase edhe më alarmues në krahasim me atë të mesfushorit ("Disa episode e ndryshuan rrjedhën e disa ndeshjeve të Interit"), sepse mbërriti me mendje të ftohtë, thuajse 24 orë pas fitimit të titullit nga zikaltrit. Në fakt, Doni shtoi: "Tashmë është shumë vonë dhe nuk mbetet më asgjë për të thënë. Zikaltrit e kanë merituar titullin, por nuk e di mirë nëse e kanë merituar në fushë apo jashtë saj, megjithatë dolën të parët dhe e fituan kampionatin. Tani duhet të mendojmë vetëm për Kupën e Italisë". Ndaj, në kampin verdhekuq mbetet ende e nxehtë tema e gabimeve të arbitrave në favor të kampionëve të Italisë dhe, në këtë linjë ja që mbërritën edhe fjalët e dikujt që ka goxha përvojë dhe që e njeh mirë botën e futbollit: drejtori teknik i Romës, Bruno Konti: "Është folur për disa ndihmëza për Interin, por ne duhet të jemi superiorë në gjithçka, duke parë se askush nuk na ka ndihmuar, si dhe ndihemi të kënaqur për këtë. Të gjithë e kanë parë atë që ka ndodhur, por ne duhet t'i kapërcejmë edhe këto situata.

Ne kemi zhvilluar një kampionat tepër të madh dhe u munduam t'i shfrytëzonim mundësitë tona deri në fund. Dua ta falënderoj skuadrën, e cila na ka dhuruar emocione të mëdha. Është kjo rruga e duhur që duhet të ndjekim, pasi Spaleti ka kryer një punë të madhe. Ndjejmë edhe keqardhje, sepse mund ta kishim fituar titullin, por tani nuk na shërben për asgjë po të kthehemi prapa. Të shtunën kemi finalen e Kupës së Italisë, ndaj le të bëjmë vetëm përgëzimet, dhe kaq". Por, ndërkohë që Konti preferon të shohë përpara, drejtori sportiv Pradè e ka një brengë: "Ndeshjen direkt në Milano. Nëse do ta kishim fituar atë ndeshje, dhe nëse do të kishim pasur episodet e duhura, si ndëshkimin e Burdisos me karton të kuq dhe mosndëshkimin e Meksesit, tani do të ishim duke folur për një tjetër situatë". Me pak fjalë, kampionati ka mbaruar, ndërsa polemikat nuk kanë të sosur.

TOTI: PËR NJË ÇAST... - Në disa minuta të javës së fundit të kampionatit, Roma ishte kampione e Italisë dhe Françesko Toti rrëfeu se në ato çaste pandehu që ëndrra e parakalimit ndaj Interit po bëhej realitet. "Për pak thashë se ia dolëm mbanë! Më vjen keq,deklaroi kapiteni i verdhekuqve.Megjithatë, duhet t'i falënderojmë të gjithë për këtë kampionat. Tani kemi ende mundësi ta fitojmë Kupën e Italisë."


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML