Shtune, 30 Gusht 2008 06:47:54

Lexoni versionin Print

Kombëtarja grumbullohet sot në Gjermani

21 futbollistët e kombëtares shqiptare janë gati përgrumbullimin e pare, nën drejtimin e trajnerit Ari Han. Siç ishte planifikuar, kuqezinjtë do të zhvillojnë nga 20 deri më 28 maj, një "zbor" stërvitor në kampingun "Kirken Hausen" të Reutlingenit, që ndodhet pak kilometra afër qytetit të Shtutgartit. Kuqezinjtë, tëshoqëruar nga shefi i ekipeve kombëtare,

Jorgis MEMO
Marte, 20 Maj 2008 08:25:00

 

Kuqezinjtë nisin sot përgatitjet, ndërsa nesër luhet miqësorja me Shafhauzenin. Trajneri Hanthërret edhe Mavrajn

21 futbollistët e kombëtares shqiptare janë gati përgrumbullimin e pare, nën drejtimin e trajnerit Ari Han. Siç ishte planifikuar, kuqezinjtë do të zhvillojnë nga 20 deri më 28 maj, një "zbor" stërvitor në kampingun "Kirken Hausen" të Reutlingenit, që ndodhet pak kilometra afër qytetit të Shtutgartit. Kuqezinjtë, tëshoqëruar nga shefi i ekipeve kombëtare, Hito Hitaj, dhe zyrtarë të FSHF-së, do të mbërrijnë në Shtutgart rreth orës 10:15, aty ku i pret trajneri Ari Han me stafin e tij. Këtij stafi i shtohet edhe holandezi Stijn Van De Bruke, i cili, bashkë me Ylli Mihalin, do të jenë fizioterapistët e kombëtares. Akomodimido të bëhet në hotelin "Sternen" (Ylli), që është vendi i preferuar i Hanit. Ky i fundit banon në Shtutgart dhe e njeh mirë këtë zonë, madje edhe kur ka drejtuar Paokun e Selanikut, e ka kryer fazën përgatitore me ekipin helen po në këtë vend. Sipas programit që ka bërë holandezi, sot do të jetë një ditë pushimi, që më shumë do të shërbëjë si një prezantim i tij me lojtarët. Duhet thënë se ky është grumbullimi i parë , qëtrajneri Ari Han bën me lojtarët e ekipit kombëtar, pasi në "zborin" e Antalias, të zhvilluar gjatë muajit janar, ka pasur në dispozicion vetëm kandidatë për t'u bërë pjesë e kuqezinjve. Ndërkohë, edhe nesër kuqezinjtë do të udhëtojnë, sepse sipas planit, në 18:00, do të luhet testi i parë në prag të miqësores zyrtare me Poloninë. Bëhet fjalë për një ndeshje kontrolli me ekipin e kategorisë së dytë zviceriane, Shafhauzenin. Pas këtij testi, programi është i ngjeshur, teksa stazhi stërvitor do të vazhdojë me nga dy seanca në ditë. Ndërkohë, miqësorja me Poloninë do të luhet më 27 maj, në stadiumin e Reutlingenit, në orën 20:00.

Hani thërret Mërgim Mavrajn,mungon Cana

Përveç Lorik Canës, i cili do t'i bashkohet ekipit më 24 maj, të gjithë lojtarët e tjerë do të jenë të gatshëm për trajnerin Ari Han. Ndërkohë,në çastet e fundit, listës i është shtuar edhe mbrojtësi kosovar,që luan me Bokumin në Bundesligë, Mërgim Mavraj, duke e çuar kështu në 23 numrin e lojtarëve që do të grumbullohen.

Këtë e konfirmonpërgjegjësi i ekipeve kombëtare, Hito Hitaj. "Trajneri, duke qenë se jeton në Gjermani, e ka vëzhguar me kujdes Mërgim Mavrajn te skuadra e Bokumit. Ai i ka bërë një ftesë lojtarit për të qenë pjesë e kombëtares në këtë grumbullim. Mavraj nuk ka asnjë pengesë për të luajtur me Shqipërinë, pasi në vitin e kaluar ka marrë pasaportën shqiptare. Ndërsa për lojtarët e tjerë, me përjashtim të Lorik Canës,i cili i ka marrë leje trajnerit,pasi është i angazhuar në një turne miqësor me Olimpikun e Marsejës, të gjithë të tjerët janë të gatshëm," - tha Hitaj. Kujtojmë që mbrojtësi 20-vjeçar, Mërgim Mavraj,ka rënë në sy të ish-trajnerit kuqezi, Oto Bariç, madje është grumbulluar disa herë në seleksionimet që kroati ka zhvilluar. Në ndeshjen e fundit të Bundesligës, ai shënoi golin e vetëm për Bokumin, në humbjen 2-1 me Hansën e Rostokut. Duket se Hani ia ka mbushur mendjen të riut për t'u bërë pjesë e kuqezinjve, pasi pak kohë më parë ai ka dashur kombëtaren gjermane.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML