Enjte, 20 Nentor 2008 17:19:22

Lexoni versionin Print

Kartëmonedhat 100 e 200 lekëshe së shpejti jashtë qarkullimi

Banka e Shqipërisë do të tërheqë nga qarkullimi kartëmonedhat e prerjes 100 lekë dhe atë 200 lekë . Sipas zyrtarëve të BSH, tërheqja nga qarkullimi i kartëmonedhave do të vazhdojë deri më 31 dhjetor të 2010 dhe do të bëhet në dy faza.

J.Ll
Shtune, 06 Shtator 2008 08:20:00

 

Kartëmonedhat e prerjes 100 lekë dhe 200 lekë do të tërhiqen nga qarkullimi dhe do të zëvendësohen me monedha hekuri

Banka e Shqipërisë do të tërheqë nga qarkullimi kartëmonedhat e prerjes 100 lekë dhe atë 200 lekë . Sipas zyrtarëve të BSH, tërheqja nga qarkullimi i kartëmonedhave do të vazhdojë deri më 31 dhjetor të 2010 dhe do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë do të kryhet heqja e kursit ligjor, çka do të thotë që kartëmonedhat e përcaktuara më lart do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor, pra do të mund të përdoren si mjet pagese për likuidimin e transaksioneve tregtare dhe shërbimeve deri më datë 31 dhjetor të 2008. Pas kësaj date, ato nuk mund të përdoren më për qëllimet e sipërpërmendura, duke mos u pranuar më si mjet pagese. Prerjet e kartëmonedhave që do të hiqen nga qarkullimi janë prerja 100 lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i "Luftëtarit Kombëtar"; kartëmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i "Fan S.Noli" dhe kartëmonedha të prerjes 200 lekë, emetim i viteve 1992,1994 dhe 1996, imazhi i "Ismail Qemalit".

Kartëmonedhat do të këmbehen në monedha metalike pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë pa pagesë. Bankat e nivelit të dytë janë të udhëzuara që në periudhën 1 janar të 2009 deri më 31 dhjetor të 2010, të pranojnë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë me këmbim, prerjet e mësipërme, kundrejt vleftës së plotë fillestare (vlerës nominale), me monedha kombëtare të qarkullimit. Ky vendim mbështetet në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, në pikën "Për hedhjen në qarkullim të prerjeve të reja të kartëmonedhave dhe monedhave kombëtare e për tërheqjen nga qarkullimi të parasë".





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Merturi USA: - 09-06-08
    Suksese

    Shume bukur.Veprimi po me pelqen se eshte i kundert me ate te mbretit Zog qe konvertonte thithjen e matalit me shperndarjen e bonove letra.Nese Zogu dilte fitues me metaliket florinit qe e mbajti gjalle familjen deri sa rierdhi perseri ne vend.Ju te bankes besoj se nuk grumbulloni metalik arit keshtu qe jeni me te ndershem se ish Naltmadhnia Zog.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML