Enjte, 20 Nentor 2008 16:12:45

Lexoni versionin Print

Turizmi, shqiptarët rekord shpenzimesh jashtë

Shqipëria kthehet në një vend me deficit edhe për sa i përket shërbimeve të turizmit. Sipas Bankës së Shqipërisë, shërbimet e udhëtimit kanë shënuar një deficit prej 23 milionë eurosh, kundrejt suficitit të regjistruar në gjashtëmujorin e një viti më parë prej 10 milionë eurosh.

Premte, 29 Gusht 2008 09:01:00

Gjysma e atyre që quhen turistë nga qeveria shqiptare janë emigrantë që vijnë pranë familjeve

Bilanci i turizmit për 6-mujorin e parë është për herë të parë në këto 18 vite me deficit

Shqipëria kthehet në një vend me deficit edhe për sa i përket shërbimeve të turizmit. Sipas Bankës së Shqipërisë, shërbimet e udhëtimit kanë shënuar një deficit prej 23 milionë eurosh, kundrejt suficitit të regjistruar në gjashtëmujorin e një viti më parë prej 10 milionë eurosh. Ky deficit ka ardhur si pasojë e rritjes më të shpejtë të shpenzimeve që shqiptarët bëjnë jashtë vendit për turizëm me 28 për qind, kundrejt të ardhurave në turizëm brenda vendit me 19 për qind. Por edhe shifrat e fryra që jep Ministria e Turizmit për turistët e huaj janë joreale, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë emigrantë. Rreth 50 për qind e rritjes së turistëve, sipas BSH, vjen nga ardhja e emigrantëve në atdhe.

Të ardhurat nga turizmi, gjatë këtij gjashtëmujori ka sjellë rreth 471 milionë euro të ardhura, duke shënuar një rritje vjetore prej 19 për qind. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së fluksit të jorezidentëve me 45 për qind që kanë vizituar vendin, 49 për qind e të cilëve cilësohen si emigrantë. Shpenzimet që kanë bërë shqiptarët jashtë për turizmin vlerësohet 494 milionë euro, me një rritje vjetore prej rreth 28 për qind. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të udhëtarëve me 36 për qind. Një tjetër faktor, që vazhdon të ndikojë në rritjen e shpenzimeve për turizëm jashtë vjen nga niveli i lartë i çmimeve që karakterizon vendet e Eurozonës, destinacionet kryesore të udhëtarëve rezidentë.

Shqipëria vazhdon të jetë importuese neto e shërbimeve të transportit dhe të sigurimit të mallrave, fenomen ky që lidhet natyrshëm me rritjen e importeve të mallrave dhe që ndikon drejtpërdrejt në deficitin e tregtisë së shërbimeve. Këtë gjashtëmujor deficiti i këtyre shërbimeve vlerësohet me një rritje vjetore prej 2.5 herë. Ndërkohë, shërbimet e tjera shfaqin mundësi konkurrente në tregtinë ndërkombëtare të shërbimeve kryesisht në shërbimet financiare, komunikacionit, dhe të konstruksionit, duke regjistruar suficit prej 21.4 milionë eurosh.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML