Projekti i Bashkisë së Tiranës do të zgjidhë problemin e parkingut të makinave në kryeqytet
Qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme vendimin për ndërtimin nga Bashkia e Tiranës të 2 parkimeve nëntokësore. Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e ditës së djeshme ndërtimin e një vendparkimi nëntokësor të “Parku Rinia” dhe një tjetër në Sheshin ‘Italia” pranë Stadiumit “Qemal Stafa”. Qeveria shpall dhënien me koncesion të këtyre dy vendparkimeve, ndërkaq autoriteti kontraktues ligjor për dhënien me koncesion vendor të tyre është Bashkia e Tiranës.
Përveç kësaj qeveria ka vendosur të shpërblejë me një bonus prej 1 për qind të pikëve për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse janë dy shoqëritë, ’Taiwan sh.p.k’ dhe ‘Gener 2’. Parkimi në Tiranë është një problem në rritje që ka detyruar Bashkinë e Tiranës që të hartojë këto dy projekte që do të bëjnë të mundur zgjidhjen e shpejtë të rrugëve të mbipopulluara.