Shtune, 30 Gusht 2008 06:37:01

Lexoni versionin Print

Privatizimet. Opozita: Akti-Normativ, për arsye korruptive

Akti-Normativ i miratuar nga qeveria në mbledhjen e një jave më parë, është kundërshtuar nga opozita në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. “Akti-Normativ i qeverisë nxirret ne kushtet kur jemi në situata emergjence, ose kur ai është i nevojshëm”,- tha deputeti socialist Arben Malaj,

J.Llupo
Marte, 22 Korrik 2008 08:20:00

 

Malaj: Akti-Normativ miratohet vetëm për raste emergjence, ose kur ai është i nevojshëm

Akti-Normativ i miratuar nga qeveria në mbledhjen e një jave më parë, është kundërshtuar nga opozita në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. “Akti-Normativ i qeverisë nxirret ne kushtet kur jemi në situata emergjence, ose kur ai është i nevojshëm”,- tha deputeti socialist Arben Malaj, gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit parlamentar të Ekonomisë. Deputetët e opozitës të pranishëm në Komisionin parlamentar të Ekonomisë kanë deklaruar se ardhja e këtij akti normativ në emergjencë, është një arsye për të besuar se kemi të bëjmë me një tentativë për të shkelur ligjin gjatë procesit të privatizimit në këto ndërmarrje. Por sipas qeverisë, privatizimet e kompanive të vogla nuk mund të bëhen me ligj të posaçëm, siç janë realizuar privatizimet strategjike, ndaj edhe ky Akt-Normativ është i nevojshëm.

Akti-Normativ

Qëllimi i këtij Akti-Normativ është përcaktimi i organeve dhe i kompetencave që ato kanë për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve shtetërore apo objekteve të veçanta të tyre. Me këtë privatizim kryhet procesi i transferimit të së drejtës së pronësisë shtetërore te personi juridik ose fizik, privat. Sipas këtij Akti-Normativ, kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit, si: shitjes me ankand, tenderit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kriteret për vlerësimin e pronës shtetërore që privatizohet, si dhe procedurat e format e privatizimit, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Transferimi i pronësisë

Kalimi i pronës shtetërore në pronë private drejtohet nga Ministria përgjegjëse për Ekonominë, e cila përcakton kohën dhe formën e realizimit të privatizimit për të gjitha pasuritë shtetërore që i nënshtrohen këtij procesi. Miratimi i privatizimit për pasuritë e luajtshme kryhet nga organi që i administron ato. Organi që kryen procedurat e shitjes së pronës shtetërore që privatizohet, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj, është Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML