Premte, 29 Gusht 2008 23:39:27

Lexoni versionin Print

Turizmi sjell 3 miliardë euro, në 4 vite

Mbetet shërbimi kryesor me të cilin mund të konkurrojmë në rajon, duke futur si element të kësaj gare edhe shqiptarët etnikë që jetojnë në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.

J. LLupo
Hene, 21 Korrik 2008 08:35:00

 Të ardhurat nga turizmi kanë i kaluar 1 miliardë Euro, duke u kthyer në burimin e parë të furnizimit të vendit me valutë

Mbetet shërbimi kryesor me të cilin mund të konkurrojmë në rajon, duke futur si element të kësaj gare edhe shqiptarët etnikë që jetojnë në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Potencialet mbeten të mëdha, duke patuar parasysh edhe shifrat e reja që vijnë nga doganat, ku gjatë 2 muajve të fundit është konstatuar një dyfishim i turistëve nga Maqedonia. Por në këtë analizë, faktori “qeveri” nuk duket shumë favorizues, madje aferat e bëra në vite i kanë ndërruar destinacionin natyror një pjese të madhe të bregdetit shqiptar. Një pjesë e madhe e atyre që duhet të ishin e ardhmja e turizmit shqiptar, janë kthyer ne rezidenca politikanësh dhe zyrtarësh, duke finalizuar haptazi shkeljen e ligjit të kryer në vite.

Abuzimet me licencat

Rezultojnë 96 struktura të dhena kryesisht në zonat bregdetare për fshatra turistikë, të cilat aktualisht kryejnë një aktivitet që është i ndryshëm nga ai për të cilin është dhënë licenca. Këto zona që në themel të tyre kishin zhvillimin e turizmit, tashmë janë kthyer në zona rezidenciale dhe troje ku janë ndërtuar pallate e vila.

Investimet

Nëse i referohemi buxhetit të turizmit për tre vitet e fundit, fondet të cilat janë hedhur në këtë sektor janë sa një projekt kullimi i Bankës Botërore në zonën e Myzeqesë. Kështu, në vitin 2006 nga Ministria e Turizmit janë hedhur 10 milionë lekë investime për turizmin, në vitin 2007 fondi ka rezultuar 25 milionë lekë, ndërsa në këtë vit llogaritet që fondi nga kjo ministri të shkojë në 37 milionë lekë.

Të fundit në rajon

Sipas një raporti të realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror për vitin 2007, Shqipëria renditet e fundit në rajon për turizëm. Janë një sërë faktorësh në të cilët vendi ynë paraqitet poshtë fqinjëve, të cilët janë tejet të përparuar për sa i përket shërbimeve që mund të ofrojnë. Një nga pjesët në të cilat vendi paraqitet më dobët, si edhe në çdo raport tjetër të ndërkombëtarëve, është klima e biznesit dhe infrastruktura. Në krahasimin me 124 vende të botës, renditemi në vend të 114, poshtë gjithë vendeve fqinje. Kroacia mbetet vendi me treguesit më të mirë të turizmit në rajon, duke u ndjekur nga Serbi-Mali i Zi dhe Maqedonia.

Turistët që zgjedhin Shqipërinë

Kategoria kryesore e atyre që mund të quhen turistë janë shqiptarët etnikë, ku futen kosovarët, shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Malit të Zi. Edhe një pjesë e madhe e emigrantëve tanë që tashmë janë rezidentë në vende të tjera, janë një kategori tjetër turistësh që priten gjatë muajve të verës, por edhe atyre të dimrit.

Të huajt

Agjencitë turistike bëjnë të ditur se pjesa dërrmuese e turistëve të huaja që vizitojnë Shqipërinë, kategorizohen kryesisht në grupin e aventurierëve. Pra, Shqipëria mbetet për ta një destinacion turistik për t’u zbuluar, sesa një vend ku mund të kesh çdo kusht të nevojshëm për të kaluar pushime të qeta me një kosto të lirë. Një fakt i tillë do të jetë prezent për shumë kohë, sipas specialistëve të këtij sektori, duke patur parasysh faktin se ende ne, nuk mund të jemi agresivë në marketing dhe vendi ofron kushte të kufizuara në akomodim. Një nga projektet e të ardhmes është pajtimi i një firme prestigjioze nga ana e qeverisë, e cila mund të bëjë promovimin e vendit në tregjet ndërkombëtare, ku marketingu i turizmit është nga më agresivët dhe njëkohësit, tërësisht një art i zhvilluar e i përsosur me dekada të tëra.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML