Premte, 29 Gusht 2008 01:09:18

Lexoni versionin Print

Kreditë e pakthyera, bankat humbasin 5 mln euro në Korçë

Emigrantët korçarë janë debitorët më problematikë në shlyerjen e detyrimeve ndaj të gjitha bankave që veprojnë në qarkun e Korës. Të paktën në këtë përfundim kanë arritur specialistët e ATK

Xhon Baka
Shtune, 19 Korrik 2008 08:19:00

 

Rreth 500 kreditorë nuk kanë derdhur paratë e marra nga bankat, në një vlerë prej 513 milionë lekë

KORÇË - Emigrantët korçarë janë debitorët më problematikë në shlyerjen e detyrimeve ndaj të gjitha bankave që veprojnë në qarkun e Korës. Të paktën në këtë përfundim kanë arritur specialistët e ATK, të cilët kanë kërkuar zgjidhjen, duke kërkuar ndihmën dhe të institucioneve të tjera shtetërore. Mos shlyerja në kohë e debive nga kreditorët që kanë marrë kredi nga bankat shtetërore dhe ato private të nivelit të dytë, ka vënë në lëvizje edhe Zyrën e Përmbarimit. Janë të paktën 500 kredi të pashlyera, në dhjetë vitet e fundit, që kanë detyruar Agjencinë e Trajtimit të Kredive në juglindje të kërkojë edhe ndërhyrjen e Zyrës Përmbarimore për të bërë vjeljen e tyre. Kreditorët që nuk kanë shlyer borxhet ndaj bankave janë të shumtë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë larguar në emigracion. Kryesisht kreditë janë marrë nga biznese të vogla, ose mjete bujqësore.
 
Në një kohë që këto konsiderohen kredi të këqija, aktualisht 52 dosje i janë çuar për ekzekutim në Korçë Zyrës së Përmbarimit, 25 të tjera në qytetin e Pogradecit dhe 20 për zyrën përkatëse të rrethit të Kolonjës. Nga të dhënat e kësaj Agjencie bëhet fjalë për të paktën 500 kreditorë të cilët nuk kanë derdhur paratë e marra nga bankat, ndërsa vlera monetare e dëmit të përgjithshëm shkon në 513 milion lekë të palikuiduara ende. Sipas të dhënave të bëra të ditura për gazetën, nga ATK, dosjet që janë më problematike dhe që kanë patur një shtrirje të gjatë kohore të moskthimit të të hollave prej një periudhe të gjatë kohore i janë çuar për ekzekutim Përmbarimit dhe në rastin më të keq, nuk përjashtohet as mundësia që personat debitorë të çohen për ndjekje penale në organin e akuzës. Lista e zezë e problematikëve është shumë e gjatë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre kanë shkuar si emigrantë në shtetin fqinj, Greqi. Sipas përgjegjësit të kësaj agjencie në Korçë, Bujar Killo, po punohet intensivisht për të bërë të mundur kthimin e parave të pashlyera në vite ndaj institucioneve bankare ku këta kreditorë kanë marrë kredi, pavarësisht nga shumat, edhe pse në të shumtën e rasteve bëhet fjalë

Kredia me probleme, rritje 100 mln USD, në 3 muaj

Pas një bumi të vërtetë në kreditin e ekonomisë, janë shfaqur edhe problemet e para serioze me kthimin e kredive. Vetëm gjatë 3 muajve të parë të vitit 2008, bankat në vend kanë raportuar një rritje të kredisë me probleme me 100 milionë dollarë. Por në këtë 100 milionë dollarësh të raportuar nga ana e bankave të nivelit të dytë përfshihen jo vetëm kreditë e humbura, por edhe ato të dyshimta dhe nënstandarde.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML