Premte, 29 Gusht 2008 23:53:15

Lexoni versionin Print

Privatizimi i KESH, çmimi element dytësor

Privatizimi i KESH ka futur në “halle” qeverinë, për vetë historinë që të tilla procese kanë patur në vende të tjera. Për këtë arsye, çmimi i ofruar nga ana e kompanive private për të blerë Operatorin Shqiptar të Shpërndarjes

Julian Llupo
Shtune, 19 Korrik 2008 08:18:00

 

Qeveria i trembet risqeve që mbart privatizimi më i rëndësishëm i 18 viteve për popullatën

Privatizimi i KESH ka futur në “halle” qeverinë, për vetë historinë që të tilla procese kanë patur në vende të tjera. Për këtë arsye, çmimi i ofruar nga ana e kompanive private për të blerë Operatorin Shqiptar të Shpërndarjes do të jetë një element dytësor në këtë privatizim. Për ministrin e Ekonomisë dhe Energjitikës, më i rëndësishëm në këtë proces është plani i biznesit i kompanisë, në të cilin përcaktohen edhe objektivat për arkëtimet dhe humbjet e energjisë. “Ky është një privatizim tejet i vështirë, për shkak se energjia është një produkt jetik, por edhe sepse në Shqipëri është krijuar një marrëdhënie tejet e vështirë midis Sektorit të Shpërndarjes dhe konsumatorëve. Një pjesë e madhe e energjisë vidhet, ndërsa pjesa tjetër humbet në rrjet”,- tha Ruli.

***

Dega e shpërndarjes në KESH, e cila mbetet edhe pjesa më e rëndësishme e kësaj kompanie, do të ketë një pronar të ri brenda vitit 2008. Administrimi i shpërndarjes nga kompania e re, nëse qeveria do të japë “Ok” për ofertën, do të jetë në fillim të vitit 2009. Ndërsa ofertat e 4 kompanive që janë në garë pritet që të bëhen publike në 1 Shtator të këtij viti. KESH, ka aktualisht një nivel humbjesh që shkon në 35 për qind. Ndarja e tyre midis vjedhjeve dhe humbjeve teknike, sipas specialistëve të KESH është thuajse e barabartë, pavarësisht se për këtë analizë nuk ka të dhëna tërësisht të besueshme. KESH prej vitesh është në një krizë financiare për shkak të arkëtimeve të ulëta dhe njëkohësisht edhe të çmimeve të larta të energjisë. Por sfida e këtij privatizimi mbeten humbjet e mëdha në rrjet dhe vjedhjet.

***

Gjatë 18 viteve të fundit, KESH ka vazhduar që të jetë një kompani ku pjesa më e madhe e energjisë vidhet dhe dallimi në arkëtime midis drejtuesve të korporatës nuk ka qenë më shumë se 2-3 për qind në vit. Por kompania që do të marrë nën pronësi Sektorin e Shpërndarjes nuk do të jetë e pavarur në aktivitetin e saj. Kontrata e saj e shitjes, do të ketë gjithashtu një pjesë të saj ku qeveria shqiptare del garant që të furnizojë vendin me energji në raste emergjence. Raste të tilla mund të jenë situata krizash që mund të vijnë nga mungesa totale e reshjeve, apo mosrealizimi i kontratave në importet e energjisë.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML