Shtune, 30 Gusht 2008 07:01:35

Lexoni versionin Print

Çmenden bursat, rënie në katër anët e botës

Bursat kryesore të botës në Lindje e në Perëndim, pësuan rënie të fortë gjatë ditës së djeshme, si pasojë e faktit se investitorët e vlerësuan si të pamjaftueshëm planin e qeverisë amerikane për të shpëtuar dy gjigantët e kreditimit, “Freddie Mac” dhe “Fannie Mae” nga falimenti.

Shekulli
Merkure, 16 Korrik 2008 08:20:00

 

Planet e Rezervave Federale për të shpëtuar dy banka të mëdha, nuk i bindën investitorët

Bursat kryesore të botës në Lindje e në Perëndim, pësuan rënie të fortë gjatë ditës së djeshme, si pasojë e faktit se investitorët e vlerësuan si të pamjaftueshëm planin e qeverisë amerikane për të shpëtuar dy gjigantët e kreditimit, “Freddie Mac” dhe “Fannie Mae” nga falimenti. Dollari ra në një nivel të ri të ulët përtej kuotës prej 1.6 dollarësh për euro, gjë që ndihmoi në rritjen e çmimeve të naftës pranë rekordit historik të 147 dollarëve për fuçi. Shpresat e investitorëve për të gjetur lëndina të sigurta për paratë e veta, solli rritjen e çmimit të arit. Interesat e bondeve të tregtueshme të korporatave u ulën, ndërsa investitorët kërkuan investime të sigurta në tituj borxhesh të shteteve.

Rezervat Federale në SHBA njoftuan të dielën një plan shpëtimi për dy gjigantët e kreditimit. Fillimisht tregjet reaguan pozitivisht, por shpejt, u pa se vetë deklarata e Rezervës Federale, tregonte për gjendjen e vështirë ekonomike të SHBA-ve. Treguesit e vlerës së aksioneve në Nju Jork, ranë me 1.8 deri në 2%.

Tregjet aziatike u goditën edhe më rëndë. Aksionet në Indi humbën mesatarisht 4 deri në 8.5% Në Hong Kong, aksionet ranë me 3.8%, ku aksionet e Bankës Kineze të Ndërtimit ranë me 4%. Në Europë, FTSE 300, treguesi që shfaq vlerën e aksioneve të 300 kompanive më të rëndësishme të kontinentit, ra më 1.5%. Nafta u rrit me rreth 1.5 dollarë duka rritur sërish në 145.5 dollarë për fuçi. Ari u rrit deri në 983.5 dollarë për onç. (Onçi është i barabartë me 31.1 gramë).

Lajme të këqija pati edhe nga Gjermania. Treguesi i besimit të investitorëve, një raport që hartohet periodikisht nga Instituti Ekonomik i Gjermanisë, ra në nivelin më të ulët në 17 vjet. Investitorët druhen se Gjermania do të vuajë një recesion ekonomik me përmasa të konsiderueshme si pasojë e problemeve globale. Megjithatë, disa ekonomistë, mendojnë se Indeksi është disi jo shumë i besueshëm, për shkak se gjatë tre viteve të fundit, investitorët kanë shprehur frikën e recesionit në më shumë se 50% të rasteve, por kanë qenë gjithmonë të gabuar.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML