Premte, 29 Gusht 2008 23:37:47

Lexoni versionin Print

Nafta, çmimi drejt 200 lekë për litër

Çmimi i naftës nuk ndalet, ndërsa bursat ndërkombëtare lajmërojnë për rritje të reja. Fillimi i muajit gusht dhe ikja me pushime e amerikanëve do të sjellë një rritje të re të çmimeve, që tashmë edhe në tregun vendës kanë shkuar në 170 lekë për litër.

Shekulli
Merkure, 16 Korrik 2008 08:37:00

 

Çmimi i naftës nuk ndalet, ndërsa bursat ndërkombëtare lajmërojnë për rritje të reja. Fillimi i muajit gusht dhe ikja me pushime e amerikanëve do të sjellë një rritje të re të çmimeve, që tashmë edhe në tregun vendës kanë shkuar në 170 lekë për litër. Sipas grosistëve pritet që çmimet të vazhdojnë të rriten dhe fundi i vitit mund të sjellë një çmim që është afër 200 lekë për litër. Ekspertët e ekonomisë nuk presin që çmimet e naftës dhe benzinës të bien nën 170 lekë për litër.

Rritja e fundit

Nafta dhe benzina janë shitur në pikat me pakicë të karburanteve me 3 lekë për litër më shtrenjtë. Nafta D2 tregtohet me 162 lekë për litër, benzina shitet me 165 lekë për litër, ndërsa nafta e cilësisë së parë, e njohur ndryshe si Eurodizel, ka arritur nivelin alarmant të 170 lekëve për litër. Importuesit e karburanteve ia faturojnë rritjen drastike të çmimeve, ecurisë së bursave ndërkombëtare. Në këto të fundit, nafta ka arritur sot nivelin e 146.5 dollarëve për fuçi, pas rekordit të ri që shënoi Euro ndaj monedhës amerikane.

Çmimet e karburanteve në vendin tonë kanë ndjekur ecurinë e tregjeve ndërkombëtare. Gjatë këtij viti, çmimi i naftës dhe benzinës në vendin tonë është rritur me rreth 40 për qind, duke u shndërruar në një kërcënim serioz për inflacionin. Pak ditë më parë, ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se qeveria nuk do të ndërmarrë asnjë lehtësi fiskale për kompanitë importuese të karburanteve, ashtu siç po zbatojnë edhe vendet e tjera, duke hedhur poshtë kështu kërkesën e kompanive importuese, për një ulje qoftë edhe përkohësisht të akcizës. Ndërsa gjatë ditës së djeshme Bode vazhdoi të sulmonte kompanitë e karburanteve për fshehje të fitimeve.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML