Shtune, 06 Shtator 2008 02:11:00

Lexoni versionin Print

Malaj: Buxheti shtesë, qeveria uli investimet

Buxheti suplementar shënon ulje të investimeve publike në krahasim me janarin 2008 për rreth 11 miliardë lekë, ose 150 milionë dollarë, ndërsa qeveria nuk ka parashikuar asnjë fond kompensimi për familjet e varfra shqiptare të goditura rëndë nga inflacioni i lartë i jetesës së tyre

Shekulli
Merkure, 16 Korrik 2008 08:35:00

 

Ulja e investimeve në këtë buxhet, sipas ministrit të Financave është 11 miliardë lekë

Buxheti suplementar shënon ulje të investimeve publike në krahasim me janarin 2008 për rreth 11 miliardë lekë, ose 150 milionë dollarë, ndërsa qeveria nuk ka parashikuar asnjë fond kompensimi për familjet e varfra shqiptare të goditura rëndë nga inflacioni i lartë i jetesës së tyre, skemë kjo e detyrueshme për të asistuar këto familje. Deklarata ka ardhur nga deputetit i PS-së, Arben Malaj. Një nga pikat më të kritikuara nga ana e opozitës në Buxhetin Shtesë janë investimet publike, por edhe për masat që mungojnë përsa i përket rritjes së çmimeve. “Në këtë buxhet, nuk ka asnjë shtesë për pagesën e papunësisë dhe ndihmës ekonomike dhe nuk përfshin asnjë qindarkë shtesë nga privatizimi i ARMO-s apo privatizime të tjera”,- tha Malaj. Sipas ish-ministrit të Financave, ky buxhet pasqyron rritjen e të ardhurave që vijnë nga rritja e kostos së jetesës së shqiptarëve. “Të ardhurat e pretenduara nga qeveria, janë pasojë e çmimeve të larta të importeve, ato vijnë kryesisht nga tatimi i mallrave më të domosdoshme duke goditur rëndë fuqinë blerëse, sidomos të shtresave me të ardhura më të pakta. Një pjesë e këtyre të ardhurave vijnë nga tatimi i pagës minimale të pjesës më të madhe të shqiptarëve që janë goditur dy herë, një herë nga çmimet e larta dhe një herë nga tatimi i të ardhurave minimale”,- ka sqaruar Malaj. Gjatë konferencës së tij për shtyp, Malaj ka prekur edhe shqetësimin e biznesit të ndërtimit për mosindeksimin e punimeve nga ana e qeverisë.

“Ky buxhet shtesë nuk indekson investimet publike me çmimet e rritura të kostove të investimit, duke rrezikuar një krize të re për kompanitë që realizojnë këto investime. Kjo rrezikon të dëmtojë cilësinë e punimeve, të zgjasë periudhën e investimeve ose mund të çojë drejt falimentimit një pjesë të rëndësishme të këtij biznesi. Kjo krizë mund të influencojë negativisht dhe sektorë të tjerë të ekonomisë shqiptare dhe qeveria do ta ketë shumë të vështirë të ndërhyjë më vonë. Qeveria duhet t’i kushtojë vëmendje dhe të bashkëpunojë për zgjedhjet më të mira ligjore që ndalin rritjen dhe përshpejtimin e kësaj krize. Jemi të shqetësuar që qeveria fsheh impaktin negativ të rritjes së çmimeve mbi biznesin shqiptar, duke i dëmtuar rëndë kompanitë shqiptare që realizojnë investimet publike dhe duke krijuar një situatë të vështirë jo vetëm për biznesin. Demagogjia e qeverisë shqiptare për bumin ekonomik, është një rrezik në rritje për mungesën e përgjegjësisë qeverisëse. Pas krizës së rëndë ushqimore, të gjitha vendet u këshilluan të rishikonin politikat bujqësore dhe mbështetje për zhvillimin e bujqësisë. Buxheti suplementar nuk parashikon asnjë rritje për këtë sektor”,- tha Malaj.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML