Premte, 22 Gusht 2008 00:24:04
    

Lexoni versionin Print

Nafta ndizet për kuotën 150 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës kapërcyen kuotën e 147 dollarëve për fuçi të premten, por konjunktura e momentit të bën të besosh se tashmë as kuota e përtej 150 dollarëve nuk është e pamundur.

Hene, 14 Korrik 2008 08:24:00

 

Java që u mbyll shënoi luhatshmëritë më të mëdha në çmimin e naftës të parë ndonjëherë

Çmimet e naftës kapërcyen kuotën e 147 dollarëve për fuçi të premten, por konjunktura e momentit të bën të besosh se tashmë as kuota e përtej 150 dollarëve nuk është e pamundur. Në SHBA, nafta ra me 5.33 dollarë të mërkurën, rënia më e fortë që nga koha e Luftës së Parë të Gjirit Persik më 1991, si dhe 5.6 dollarë të tjera të enjten, por ëndrra për rënie të shpejtë të çmimeve mbaroi në fundjavë. “Luhatshmëria e çmimeve gjatë kësaj jave ka qenë më e madhja që ne mbajmë mend, që nga vitet ’80, kur nafta filloi të tregtohej në bursë”, - tha Mike Wittner, analist pranë Société Générale.

Shkaku për luhatshmërinë e madhe qe rigjallërimi i tensionit gjeopolitik. Në Nigeri, një vend i rëndësishëm eksportues nafte, një grup militantësh vendës braktisi marrëveshjen e armëpushimit me qeverinë. Shqetësimet gjeopolitike u shtuan pasi Irani testoi raketa të reja balistike me rreze të mesme. Irani, përveç faktit që është eksportuesi i katërt në botë i naftës, me më shumë se 4 milionë fuçi në ditë, ka një pozicion strategjik në ngushticën e Hormuzit, një ngushticë detare ku kalon një pjesë e konsiderueshme e naftës së tregtueshme në botë. Për të gjithë analistët ushtarakë, është e qartë se ajo ngushticë nuk do të mund të përdoret nga cisternat e naftës në rast lufte, gjë që do të bllokonte një sasi shumë të madhe të furnizimeve ditore të botës.

Tregjet janë gjithashtu të shqetësuara nga problemet strukturore. Besohet se bota nuk ka rafineri të mjaftueshme për të përpunuar më shumë naftë, ose për të pranuar lloje të ndryshme nafte. Javën e kaluar, Arabia Saudite ofroi një shtesë të konsiderueshme në prodhim, por rafineritë nuk shprehën interes për llojin e naftës së ofruar. Të premten, nafta Diesel e tregtuar në Londër, arriti një rekord të ri prej 1338.25 dollarësh për ton, shifër kjo 60% më e lartë sesa viti i kaluar. Në SHBA, kërkesa për naftë ka rënë në nivelin e vet më të ulur që nga viti 2003 si pasojë e çmimit prej 4 dollarësh për gallon. Një numër i madh taksistësh nga Kalifornia e jugut raportohet se shkojnë në Meksikë për të blerë naftë më të lirë, ndërkohë që numri i pasagjerëve të trenave është rritur dukshëm.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML