Premte, 29 Gusht 2008 23:54:48

Lexoni versionin Print

Dollari vijon poshtë

Dollari amerikan u vu sërish nën presion si pasojë e shqetësimeve për gjendjen e sektorit bankar në SHBA. Monedha vuajti lajmet negative të mbylljes së një banke të madhe dhe trazirave financiare të dy institucioneve të rëndësishme. Vështirësitë financiare të bankave e bën më të pamundur rritjen e interesave nga Rezervat Federale. “Një situatë e tillë mund ta çojë dollarin përtej kuotës së 1.6 dollarëve për euro”, - deklaroi një ekspert.

Diel, 13 Korrik 2008 08:30:00

Dollari amerikan u vu sërish nën presion si pasojë e shqetësimeve për gjendjen e sektorit bankar në SHBA. Monedha vuajti lajmet negative të mbylljes së një banke të madhe dhe trazirave financiare të dy institucioneve të rëndësishme. Vështirësitë financiare të bankave e bën më të pamundur rritjen e interesave nga Rezervat Federale. “Një situatë e tillë mund ta çojë dollarin përtej kuotës së 1.6 dollarëve për euro”, - deklaroi një ekspert. Dollari ra të premten me 1.3% deri në 1.59 dollarë për euron. Kartëmonedha e gjelbër ra edhe 0.7% kundrejt jenit japonez e Frangës zvicerane. Edhe Paundi britanik pësoi rënie gjatë javës së kaluar si pasojë e të dhënave negative mbi çmimin e shtëpive. Në anën tjetër të botës, Banka Qendrore e Koresë së Jugut besohet se ka shitur 2 deri në 3 miliardë dollarë në mbështetje të monedhës vendëse, Uan. Banka Qendrore deklaroi se do të përdorë rezervën e saj në monedhë të huaj, që është rreth 258 miliardë dollarë, për të stabilizuar inflacionin dhe se dëshiron të mbrojë kursin fiks 1,000 me 1 mes monedhës vendëse dhe dollarit.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML