Shtune, 30 Gusht 2008 06:21:57

Lexoni versionin Print

Qeveria i kthen armët familjes së Mbretit Zog

Armët e sekuestruara prej vitesh nga ana e policisë, do t’i kthehen familjes së Mbretit Zog. Sipas një urdhri të nxjerrë nga ana e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, koleksioni i armëve të ish-familjes mbretërore do të kthehet në bazë të disa kushteve.

Shekulli
Premte, 11 Korrik 2008 08:28:00

 

Armët janë bërë të paefektshme për qitje nga ana e specialistëve ushtarakë të armatimit

Armët e sekuestruara prej vitesh nga ana e policisë, do t’i kthehen familjes së Mbretit Zog. Sipas një urdhri të nxjerrë nga ana e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, koleksioni i armëve të ish-familjes mbretërore do të kthehet në bazë të disa kushteve. Kështu, armët e ish-familjes mbretërore do të behën të paefektshme për qitje, para se t’i dorëzohen familjarëve të Mbretit Zog. Një proces i tillë do të realizohet në prani të përfaqësuesve të familjes, duke u hequr gjilpërat nga shuli.

Vendimi i ministrit të Brendshëm, Nishani, përcakton rregulla të forta për ruajtjen e këtyre armëve nga familja mbretërore. Sipas këtij udhëzimi, armët duhet që të mbahen në kasafortë nga ana e familjarëve të Mbretit Zog, edhe pse këto armë nuk do të jenë efektive për qitje. Në këtë urdhër përcaktohet gjithashtu se nëse armët do të ekspozohen, ato duhet që të jenë të siguruara me zinxhir, në mënyrë që të mos paraqesin rrezik në raste të vjedhjeve të mundshme.

***

Tre vite më parë, Policia e Shtetit e bllokoi të gjithë arsenalin e armëve që Leka kishte sjellë me vete dhe që pretendonte se janë armë të babait të tij, ish-Mbretit të Shqiptarëve, Zogu I. Por u deshën më shumë se tre vjet që qeveria të mendojë seriozisht që këto armë të mos i mbajë më në depot e saj, por t’ia rikthejë kësaj familjeje. Me anë të vendimit të përgatitur nga Ministria e Rendit Publik, trashëgimtarëve të familjes së Mbretit Zog I, iu rikthehet koleksioni i armëve, për të cilat parashikohet një procedurë e veçantë. Vendimi parashikon, njëkohësisht, që të gjitha armët dhe municionet të nxirren jashtë pune, pra të mos jenë në gjendje të efektshme, duke u konsideruar vetëm si armë relike. Njëkohësisht, për lëvizjen që duhet të bëjnë këto armë nga kasaforta, ish-Familja Mbretërore duhet të marrë leje të posaçme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Një vendim i tillë ka marrë edhe pëlqimin e vetë familjes mbretërore, e cila ka insistuar gjithnjë se bëhej fjalë për një koleksion historik, më tepër se për një arsenal armësh.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML