Hene, 08 Shtator 2008 09:11:04

Lexoni versionin Print

Ndryshojnë rregullat për privatizimin e pasurisë shtetërore

Me anë të një Akti Normativ, qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme, kritere të reja për shitjen dhe dhënien me qera të pronave shtetërore. Qëllimi i këtij akti normativ është përcaktimi

Enjte, 10 Korrik 2008 08:45:00

 

Procedurat e shitjes së pronës shtetërore kalojnë në Drejtorinë e Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave

Me anë të një Akti Normativ, qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme, kritere të reja për shitjen dhe dhënien me qera të pronave shtetërore. Qëllimi i këtij akti normativ është përcaktimi i organeve dhe i kompetencave që ato kanë për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve shtetërore apo objekteve të veçanta të tyre. Me këtë privatizim kryhet procesi i transferimit të së drejtës së pronësisë shtetërore te personi, juridik ose fizik, privat. Sipas këtij akti normativ, kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit si: shitjes me ankand, tenderit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kriteret për vlerësimin e pronës shtetërore, që privatizohet, si dhe procedurat e format e privatizimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Transferimi i pronësisë

Kalimi i pronës shtetërore në pronë private drejtohet nga ministria përgjegjëse për Ekonominë, e cila përcakton kohën dhe formën e realizimit të privatizimit për të gjitha pasuritë shtetërore, që i nënshtrohen këtij procesi. Miratimi i privatizimit për pasuritë e luajtshme kryhet nga organi që i administron ato. Organi që kryen procedurat e shitjes së pronës shtetërore që privatizohet, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj, është Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave. Prona shtetërore jepet me qira, enfiteoze apo me kontrata të tjera, të parashikuara në legjislacionin në fuqi nga ministria përgjegjëse për Ekonominë, ministritë, institucionet e tjera në varësi të Këshillit të Ministrave, organet përkatëse të qeverisjes vendore që përgjigjen për administrimin e pronës shtetërore, si dhe ndërmarrjet ose shoqëritë tregtare shtetërore. Kriteret, procedurat dhe mënyrat e dhënies me qira, enfiteozë apo me kontrata të tjera, të parashikuara në legjislacionin në fuqi, të pronës shtetërore, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë të gjitha procedurat e privatizimit të filluara deri tani, do të vazhdojnë sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi para hyrjes në fuqi të këtij Akti Normativ.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML