Premte, 29 Gusht 2008 23:48:25

Lexoni versionin Print

Raporti: Vdekjet nga aksidentet, rritje e frikshme

Rritja e aksidenteve me pasojë vdekjen në Shqipëri, është më e shpejtë se në çdo vend të botës. Raporti vjen nga Forumi Ndërkombëtar i Transporteve dhe ka për bazë të dhënat e vitit 2007.

Julian Llupo
Enjte, 10 Korrik 2008 08:41:00

BERZH: Shqipëria, rrugët më të shkatërruara në Europë, aksidentet

Forumi i Transportit Ndërkombëtar: Shqipëria, vendi me rritjen më të shpejtë në botë të aksidenteve me pasojë vdekjen

Rritja e aksidenteve me pasojë vdekjen në Shqipëri, është më e shpejtë se në çdo vend të botës. Raporti vjen nga Forumi Ndërkombëtar i Transporteve dhe ka për bazë të dhënat e vitit 2007. Sipas këtij raporti, Shqipëria ka patur gjatë vitit 2007, 384 humbje në jetë njerëzish, vetëm nga aksidentet rrugore. Në këtë shifër nuk përfshihen të plagosurit rëndë në rrugët shqiptare, pasi nëse do shtohej edhe kjo kategori, atëherë shifrat do ishin të barabarta me përmasat e një lufte. Sipas të dhënave të bëra publike nga ana e Forumit Ndërkombëtar të Transporteve, Shqipëria është vendi që ka patur rritjen më të madhe gjatë vitit 2007, krahasuar me atë 2006, në aksidentet me pasojë vdekjen. Në të gjithë botën, sipas raportit, kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugë 1.2 milionë vetë, ndërsa Prodhimi i Përgjithshëm Botëror llogaritet se ka humbur 3% nga këto aksidente. Sipas Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Shqipëria është vendi që ka rrjetin më të keq rrugor në Europë. Për të besuar këtë raport, të nxjerrë nga ky Forum, nuk është e vështirë, pasi të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri, me kronikat e aksidenteve janë të mirinformuar. Përgjakja e rrugëve është tashmë një fenomen i përditshëm.

Vdekjet nga aksidentet, rritje 38.6% në 2007

Vetëm në një vit, aksidentet me pasojë vdekjen kanë pësuar një rritje prej 38.6 për qind. Janë 384 të vdekur në ditë nga aksidentet në rrugët shqiptare, ose më shumë se një jetë e humbur çdo ditë. Një shifër e tillë mbetet tepër e lartë nëse krahasohet me numrin e popullsisë, si edhe lëvizjet e pakta që ndodhin në rrugët e vendit tonë nëse krahasohemi me vendet e tjera. Ukraina është vendi i vetëm që ka patur një rritje të aksidenteve të përafërt me Shqipërinë, duke u renditur me 38.1 për qind më shumë viktima në 2007 se viti paraardhës. Sipas të dhënave të raportit, deri në fund të vitit 2007 në Shqipëri kanë qenë të regjistruara në total 281 297 makina private dhe rreth 68 mijë motorë.

Aksidentet në Tiranë

Gjatë vitit 2007 në Tiranë kanë ndodhur 367 aksidente, nga të cilat 80 me pasojë vdekjen, 126 të plagosur rëndë dhe 284 të plagosur lehtë. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se shërbimet e policisë gjatë kësaj periudhe kanë ndëshkuar gjithsej 271 588 kundravajtës, për të cilët është dhënë masë me gjobë në vlerë 224 753 758 lekë. Janë bllokuar gjatë kësaj periudhe 1 454 mjete për shkelje të ndryshme, ndërsa sipas policisë janë pezulluar 2 466 leje drejtimi, patenta, për kundravajtësit. Ndërsa Komisioni i Shqyrtimit dhe Gjykimit të Kundravajtjeve Administrative, ka marrë 4 445 vendime.

Kostot e aksidenteve

Në raport, thuhet se nëse nuk do ndodhnin këto aksidente, atëherë Prodhimi i Brendshëm Bruto do të ishte 3% më i lartë në të gjithë botën. Por në Shqipëri ende nuk ka një raport të mirëfilltë për dëmet e mëdha ekonomike që kanë këto aksidente. Nëse do të mundej që të nxirrej një shifër e përafërt atëherë, të gjithë do të shihnin qartë se sa po humbasim nga kjo betejë pa fitimtarë. Rreth 17 milionë dollarë është shuma që është paguar për dëme nga ana e kompanive të sigurimeve gjatë vitit 2007. Këto pagesa nuk mund të japin një shifër as të përafërt me atë që në të vërtetë ndodh. Shifra mund të jetë me disa zero më shumë, pasi në Shqipëri ky tregues nuk mund të merret për bazë përfarimi, pasi shuma e sigurimit për banor mbetet tejet e ulët. 

 

Vendi                  Aksidentet me pasojë                       Rritja në %

                                   vdekje në 2007                           2007/2006

Albania                                 384                                             38.6

Azerbaijan                           1,107                                             7.8

Croatia                                   619                                               0.8

Czech Rep                            1222                                               15

Estonia                                 196                                               -3.9

Latvia                                    419                                               2.9

Lithuania                              739                                                -2.6

Moldova                              464                                                 21.5

Poland                                5,555                                                6.2

Romania                              2,791                                              13.5

Russia                               33,308                                                1.8

Serbia                                   961                                                  6.8

Slovenia                               293                                                 13.1

Ukraine                               9,481                                                38.1





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML