Premte, 29 Gusht 2008 23:53:45

Lexoni versionin Print

Mrekullia shqiptare, inflacioni ulet edhe në qershor

Për të dytin muaj radhazi, Instituti i Statistikave raportoi se Indeksi i Çmimeve të Konsumit pësoi ulje të ndjeshme në Shqipëri. “Inflacioni u ul me 0.8% në qershor”, njoftoi INSTAT, duke konsideruar si shkaktarë kryesorë për këtë “rënien e çmimeve të zarzavateve”. Për majin, INSTAT raportoi ulje të çmimeve me 1.0%.

Gj.Erebara
Merkure, 09 Korrik 2008 08:24:00

 

 

Instituti i Statistikave raportoi se në Shqipëri ndodh ekzaktësisht e kundërta e asaj që ndodh në Europë

 

Për të dytin muaj radhazi, Instituti i Statistikave raportoi se Indeksi i Çmimeve të Konsumit pësoi ulje të ndjeshme në Shqipëri. “Inflacioni u ul me 0.8% në qershor”, njoftoi INSTAT, duke konsideruar si shkaktarë kryesorë për këtë “rënien e çmimeve të zarzavateve”. Për majin, INSTAT raportoi ulje të çmimeve me 1.0%. Ngjarja u komentua nga Banka e Shqipërisë, si “rënia më e madhe mujore e çmimeve e regjistruar në dy vitet e fundit”. Në total, INSTAT vëren se çmimet në Shqipëri kanë mbetur ato të dhjetorit 2007. Rritja për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, është vetëm 0.2%. Që nga marsi i këtij viti, është regjistruar një rënie e fuqishme prej 2.4%. Çmimet e ushqimeve më vete, sipas INSTAT, kushtuan në qershor më pak sesa në dhjetor 2007. Zarzavatet kushtojnë sot 22% më pak sesa na kushtonin një vit më parë. Në total, inflacioni vjetor është as më i lartë e as më i ulët sesa objektivi i Bankës së Shqipërisë prej 4%.

Tendencë e kundërt

Lajmet e javës së fundit nga Eurozona në lidhje me inflacionin qenë shumë shqetësuese. Rritja e çmimeve arriti në 4%, shifër kjo dy herë më e lartë sesa objektivi. Inflacioni arriti nivelin më të lartë që nga viti 1993 në Gjermani. Edhe treguesit për vendet e tjera shënuan normën më të lartë në një dekadë. Shkak për këtë inflacion vijon të mbetet çmimi i naftës dhe çmimet e ushqimeve në tregun ndërkombëtar, të cilat nuk kanë reshtur së rrituri as në qershor. Shqipëria pati gjatë vitit të kaluar tendencë krejt të kundërt edhe me vendet e tjera të rajonit. Në Greqi, nga ku vijnë një e treta e importeve shqiptare, inflacioni arriti në 4.9% në qershor. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, çmimet u rritën me 4.48%, ndryshe nga Shqipëria, ku u rritën me vetëm 0.2%.

Rënie konstante

Çmimet në Shqipëri jo vetëm që janë ulur, por gjatë muajve të fundit janë ulur edhe në mënyrë konstante. Nga marsi deri në qershor, çmimet janë ulur me 0.2% në bazë vjetore, duke krijuar për herë të parë një grafik të pazakontë që paraqet thjeshtë një vijë të drejtë. Kjo dukuri statistikore konsiderohet nga ekonomistët si një ngjarje që ka probabilitet lotarie, pra ka më shumë shans të fitosh lotarinë sesa të të rezultojë i njëjti ndryshim çmimesh për tre muaj me radhë.

Në tregues të tjerë, çmimi i naftës gjatë qershorit shënoi një rritje prej 6.8% ndërkohë që çmimi i benzinës u rrit me 4.8%.

 





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML