Premte, 29 Gusht 2008 01:43:52

Lexoni versionin Print

“ARMO”, Ruli: 125 ml euro do arkëtohen brenda korrikut

Konsorcioni “Rafenery Associates of Texas, Anika Enterprises and Mercuria Energy Group” do të paguajë shumën prej 125 milionë eurosh, brenda muajit korrik, pasi Parlamenti ta miratojë këtë kontratë.

Julian Llupo
Merkure, 09 Korrik 2008 08:52:00

 

Pronari i ri i “ARMO”-s ka rënë dakord që të paguajë çmimin 125 mln euro, pas miratimit të kontratës nga Parlamenti

Konsorcioni “Rafenery Associates of Texas, Anika Enterprises and Mercuria Energy Group” do të paguajë shumën prej 125 milionë eurosh, brenda muajit korrik, pasi Parlamenti ta miratojë këtë kontratë. Deklarata është bërë gjatë ditës së djeshme nga ana e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Rul. “Qeveria synon që ta dërgojë për miratim në Parlament, kontratën e privatizimit të 85 për qind të aksioneve të kompanisë “ARMO” brenda muajit korrik. Në këtë mënyrë mund të përfshihen në buxhetin suplementar të ardhurat e siguruara nga ky privatizim”, - tha Ruli. Gjatë ditës së djeshme, deputetët e opozitës kanë akuzuar qeverinë se është përfshirë në afera korruptive në këtë transaksion. Sipas opozitës, kompania “ARMO” nuk po respekton kontratat e lidhura për shitjen e naftës, duke e lënë atë stok, në pritje të pronarit të ri që bashkë me kompaninë, do të marrë edhe një vlerë të konsiderueshme të naftës në formë rezervash.

Por Ruli ka kundërshtuar akuzat, duke sqaruar se “puna në këtë kompani vazhdon normalisht dhe se po respektohen kontratat për shitjen e naftës dhe nënprodukteve të saj”. Konsorciumi amerikano-zviceran “Rafenery Associates of Texas, Anika Enterprises and Mercuria Energy Group”, është shpallur fitues në tenderin për privatizimin e 85 për qind të aksioneve të ARMO-s. Shitja e kësaj kompanie tek konsorciumi u miratua edhe nga qeveria dhe pritet që të kalojë edhe në parlament. Investitori strategjik ka deklaruar se është gati të derdhë menjëherë në buxhetin e shtetit shumën e blerjes së aksioneve, sapo marrëveshja të miratohet në seancë plenare. Gjithashtu, përfaqësuesit e konsorciumit kanë bërë të ditur se nuk do të ketë shkurtime nga puna, përkundrazi, do të shtohet fuqia punëtore si dhe do të rriten me 30 për qind pagat e punonjësve, që në muajin e parë që do të marrë nën administrim “ARMO”-n. Gjatë ditëve të fundit, bëhet e ditur nga burime brenda Ministrisë së Ekonomisë se ky dikaster është duke zhvilluar negociata me kompaninë, përsa i përket termave të tjerë të kontratës. Në këto bisedime merr pjesë edhe kompania konsulente amerikane “Pattom Bogs”, e cila ka përfituar nga ky transaksion një shumë prej 3 milionë eurosh.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML