Enjte, 20 Nentor 2008 17:21:32

Lexoni versionin Print

Pack, kundër Berishës për Centralin Bërthamor

Deputetët e Komisionit Europian i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të zgjidhë krizën e energjisë, pasi ajo mund të përsëritet sërish në këtë dimër. “Ju keni qenë me fat këtë dimër që kaloi pasi keni patur reshje të bollshme, por një dimër i thatë mund ta çojë vendin sërish drejt krizës, që do të sjellë destabilitet politik dhe ekonomik”, - kanë bërë të ditur eurodeputetët.

Shekulli
Shtune, 28 Qershor 2008 08:35:00

 

Eurodeputetët i kanë vlerësuar si të nxituara deklaratat e qeverisë për ngritjen e një centrali bërthamor

Deputetët e Komisionit Europian i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të zgjidhë krizën e energjisë, pasi ajo mund të përsëritet sërish në këtë dimër. “Ju keni qenë me fat këtë dimër që kaloi pasi keni patur reshje të bollshme, por një dimër i thatë mund ta çojë vendin sërish drejt krizës, që do të sjellë destabilitet politik dhe ekonomik”, - kanë bërë të ditur eurodeputetët. Ndërsa eurodeputetja Doris Pack është treguar skeptike me projektin e qeverisë për ndërtimin e një Centrali Bërthamor. “Ju duhet që të shikoni mundësitë për ndërtimin e veprave të tjera energjetike, që kërkojnë më pak fonde dhe më pak kohë. Centrali Bërthamor është një investim që kërkon shumë fonde dhe mbetet ende një mundësi e vogël që ai të realizohet në Shqipëri”, - tha Pack. Por i menjëhershëm pas deklaratave të eurodeputetëve ka qenë edhe reagimi i ministrit Ruli. “Kriza energjitike është evituar këtë vit, ne kemi rezerva të mjaftueshme ujore për ta shmangur një situatë të tillë”,- tha Ruli.

Situata energjitike

Gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin ka patur kufizime të energjisë elektrike, që nga ana e Operatorit të Shpërndarjes janë justifikuar me riparimet që po bëhen në disa nënstacione. Por në një reagim që ka patur deputeti i LSI, Dritan Prifti, ndërprerjet e energjisë janë të lidhura me privatizimin e Sistemit të Shpërndarjes. “Ndërprerjet e energjisë po bëhen vetëm që të ulet vlera e KESH”,- tha Prifti.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML