Në këtë stad të hedhjes së themeleve të ekonomisë së tregut, kur nga shoqëria shqiptare u shkëputën fizikisht shume intelektuale, njerëz të pasionuar të artit, muzikës, sportit e shkencave fondamentale, patjetër që do të ndihej boshllëku i të berit televizion. Prandaj edhe cilesia e të prodhuarit të programeve televizive, është e ulet edhe pse teknologjia e sotme është me e larte.
Papunësia në Shqiperi, që sidomos anon në anen e grave ben që mbushja e kohes me aktivitete të tjera të jetë e parealizueshme pasi dhe të ardhurat janë mjerane. Keshtu, i vetmi shpetim për t’u lidhur me boten a për të komunikuar ashtu heshturazi mbetet televizioni dhe shpesh ana më parazite e tij, telenovelat. Duket i vetmi argetim i dites pas gjithe atij stresi që krijon menyra e jetesës në Shqiperi.
Padyshim që ka patur dhe ka edhe programe kualitative si “Njerëz të Humbur” në Vizion Plus, “Fiks Fare” në TCH, apo “Paparaci”, dikur në A1 Televizion. Por në më të shumtën e rasteve, vihet re një mbingopje me politikë boshe, pa sens, pa kuptim, pa qëllim. Politikanet shqiptare janë aty, në çdo familje shqiptare, permes televizionit, duke u dale boja fare si dikur tellallëve në kohen e Zogut.
Shqipëria ka nevoje për televizone të pavarur, produktiv e të kohes. Duhet të rrezatoje kulture e të perfshije gjithe grupmoshat dhe jo vetem lajme qeveritare dhe telenovela.
Do t’i mbetet brezit të ri, misioni i reformimit të televizionit në sherbim të publikut shqiptar por themelet duhen hedhur që tani për të mbajtur të paprekura nga banalitetet traditat dhe kulturen shqiptare. Kjo teme do jete edhe për shume vite të tjere një nga temat me të nxehta.