Prej kohesh tashme është humbur tradita e mire e jona për të salutuar të tjerët, një zakon i nderuar që në të kaluaren ka pasur rëndësi të veçantë. (Praktikisht nuk salutohej vetem hasmi, ndersa për të tjeret përshëndetja ishte në radhe të pare).
Kur dy persona takoheshin ose shiheshin, urimi midis tyre ishte: Tungjatjeta! Një urim shumë i bukur do të thoja unë, nga më të bukurit dhe më shprehësit e gjuhëve të botës.
Per fat të keq, keto virtu të larta sa vijne dhe po zhduken. Njerezit po behen gjithmone me të ftohte. Ndoshta sepse kushtet e jetes po vijnë e po bëhen gjithmone e më të vështira. Shume njerez ecin vetëm drejt, të heshtur, të zhytur në hallet e tyre, pa shikuar se cilin kanë për ballë.
I takon në radhe të pare të mëdhenjve, adultëve, të tregojne një shembull të pare kudo që jane, në familje, në pune, në ambiente të ndryshme, në rruge, në treg dhe mbi të gjitha neper shtepite e tyre, keshtu që dhe brezi i ri të riedukohet me zakonin tonë të bukur shqiptar të përshëndetjes. Fjala e ëmbël nuk don vështirësi, ajo zbukuron njeriun e sotem.
Nuk na shkon ne shqiptarëve sjellja e banorëve të metropoleve të mëdha e të azdisura. Jemi vend i vogël, shohim njëri-tjetrin në rrugë, nga dy-tre herë në ditë, qoftë ky dhe i panjohur.