Enjte, 20 Nentor 2008 16:18:00

Lexoni versionin Print

“Këta dy punonjës ofiçine po bëjnë qitje nga pozicioni”

Është për të ardhur keq të dashur bashkatdhetarë, që këtu tek ne, drejton një shef ofiçine me teknologji artizanale, ku bulonat (bollanot) e spanuara i merr për të reja e të domosdoshme për punë, kur në fakt ato nuk vlejnë e janë të padobishme.

Letër e nënshkruar Ruzhdi Xhepa, ish-ushtarak
Enjte, 28 Gusht 2008 08:38:00

Është për të ardhur keq të dashur bashkatdhetarë, që këtu tek ne, drejton një shef ofiçine me teknologji artizanale, ku bulonat (bollanot) e spanuara i merr për të reja e të domosdoshme për punë, kur në fakt ato nuk vlejnë e janë të padobishme.

Ose ndoshta vlejnë vetëm për skrap, si armatimi i Gërdecit ku shefi në fjalë gatoi me zell çorbën e prishur që mori jetë njerëzish dhe helmoi fshatra të tërë.

Brenda një muaji shefi i ofiçinës shkoi për sqarim kapital të “mjeteve” në bregun e Himarës tri herë. Ndërmjet të tjerash u mundua të mësojë edhe notin në brigjet e Jonit, por në fakt sytë i mbante te bregdeti dhe fotografonte vendet ku do të ngrejë sarajet e do të ndërtojë nesër në bashkëpunim me bulonat e skaduara vilat e hotelet që duan ata, të cilët dinë të lyejnë mirë rrotat e këtyre lloj shefave dhe fëmijëve të tij…

Pas shefit të ofiçinës, nuk mbetet as shefja e kuadrit që hedh shashka të skaduara e që nuk njeh as gjuhën zyrtare shqipe. Aq mbrapsht e ka kokën sa bashkohet me ata që mundohen të heqin nga Universiteti i Vlorës emrin e themeluesit të parë të shtetit shqiptar.

Të dy këta punonjës ofiçine siç themi ne ushtarakët, bëjnë qitje nga pozicioni, pra qëllimet e prapaskenat, përpiqen t’i mbajnë të mbuluara, por në fakt në publik e popull janë krejtësisht të zbuluar. Kohërat e situatat shkojnë e vijnë, dosjet hapen e mbyllen në momente të veçanta, por dijeni mirë se edhe dosjet tuaja një ditë do të hapen. Varet me çfarë motivesh e çfarë përmbajtjeje do të hyni në histori.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML