“Vetëm mirëqenia i ngre vlerat jetës”
Sikur mediet t’i mëshonin më shumë problemit të vrasjeve në gjaknxehtësi e sipër, do të ishte një ndihmë e madhe. Nuk jam dakord se jemi gjaknxehtë, ky është një mbyllje sysh para të vërtetës. Në Shqipëri nuk respektohet jeta, nuk ka vlerë jeta. Jeta nuk është e dashur, e shtrenjtë, është boshe, e kotë, e varfër, pa gëzime.
Nënshkruar nga Fatmir Kolani
Merkure, 23 Korrik 2008 08:29:00
Sikur mediet t’i mëshonin më shumë problemit të vrasjeve në gjaknxehtësi e sipër, do të ishte një ndihmë e madhe. Nuk jam dakord se jemi gjaknxehtë, ky është një mbyllje sysh para të vërtetës. Në Shqipëri nuk respektohet jeta, nuk ka vlerë jeta. Jeta nuk është e dashur, e shtrenjtë, është boshe, e kotë, e varfër, pa gëzime. Këto nuk janë pasoja jo të një regjimi komunist, asnjë regjim nuk mund t’i rrënjosë kaq shpejt. Ato janë antivlera të rrënjosura në shekuj.
Ndryshe nga vendet e tjera të botës, tek ne, p.sh., nuk ka ekzistuar dyluftimi por vrasja e pabesë, pas shpine, në pritë, me paburrëri. Ndryshe nga vendet e tjera, tek ne vritej dashuria. Shikoni në këngë si i kanë kënduar: burri dhunonte gruan, vëllai motrën e vriste për çfarë, për nder! Një njeri që i ngul kaçavidë tjetrit - tmerr i 3000 vjetëve më parë. Kaq larg është kultura jonë nga Europa. Nuk ka faj shteti, duhet vetëm që jeta të ketë bukuri, të jetë e dashur, e kënaqshme, për të respektuar edhe jetën e tjetrit. Vetëm mirëqenia i ngre vlerat jetës.
|