Këtë çështjen e “votës së emigrantit” unë nuk e kam kuptuar akoma. Unë di që çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të votojë, (përfshirë emigrantët) dhe kjo është e padiskutueshme. Ajo që nuk kuptoj, është çfarë nënkuptojnë debatuesit kur flasin për “votën e emigrantëve”. Mos vallë emigrantëve u është ndaluar vota?!
Apo mos vallë duhet t’i paguhet bileta për t’u kthyer në Shqipëri me qëllim që të votojnë? Apo mos vallë duhet të ndërtojmë qendra votimi në Londër, Nju Jork, Milano etj.?! Sinqerisht, nuk e kam kuptuar se për çfarë bëhet gjithë ky debat.
Për mendimin tim, në gjendjen tonë aktuale, nuk ka kohë për të kërkuar gjëra të tilla, abstrakte dhe pa kuptim. Është koha të sigurohet vota e shqiptarëve dhe me “shqiptar” kam parasysh të gjithë, qofshin ato brenda vendit, qofshin jashtë vendit. Që të dy palët janë të lira që të votojnë apo të mos votojnë.