Grupi mediatik i Britanisë së Madhe, BBC, pasqyron Kosovën në faqen e vet zyrtare si një territor dhe jo shtet të pavarur, duke përcjellë pasaktësi tek përdoruesit e shërbimeve të tyre. Për këtë arsye, menduam se do të ishte me vend një reagim i përbashkët të qytetarëve evropianë. Unë u dërgova letrën e protestës si më poshtë: Diçka të tillë duhet ta bëni edhe ju:
E nderuar Zonjë/zotëri!
Si qytetarë europianë ne jemi shumë të shqetësuar nga vendimi i BBC për ta listuar Kosovën mes rajoneve dhe territoreve, ndërkohë që deklarimi i Pavarësisë si dhe njohja e pavarësisë nga Britania e Madhe e demokracitë e tjera, janë dëshmi e statusit të Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Ndërsa Presidenti i SHBA-ve, George W.Bush u takua mbrëmë me udhëheqësit e Kosovës, si përfaqësues të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, unë besoj seriozisht se BBC duhet ta pranojë këtë si një realitet dhe të shërbejë si një organ i së vërtetës dhe demokracisë. Ne na vjen keq për faktin se burimi më i besueshëm i informimit po zbaton standarde të dyfishta, duke listuar si entitete politike, vende që gëzojnë më pak njohje ndërkombëtare sesa Kosova dhe ndjekin politikë shumë më pak paqësore. Për pasojë, unë i kërkoj redaktorëve të shërbimit në internet të BBC të listojnë Kosovën si një vend i pavarur.