“Poshtërimi im në Ambasadën Kroate”
Gjatë javëve të fundit, m’u desh të organizoja një udhëtim të një grupi prej 15 vetësh për në Kroaci, për të marrë pjesë në një kampionat futbolli. Më pëlqen të udhëtoj, por gjithmonë, kur del mundësia për ta bërë një gjë të tillë, më vjen ndër mend koha që duhet të harxhoj për të siguruar viza dhe gëzimi i udhëtimit më venitet paksa.
Dërguar nga Elvisi, Tiranë
Hene, 21 Korrik 2008 08:44:00
Gjatë javëve të fundit, m’u desh të organizoja një udhëtim të një grupi prej 15 vetësh për në Kroaci, për të marrë pjesë në një kampionat futbolli. Më pëlqen të udhëtoj, por gjithmonë, kur del mundësia për ta bërë një gjë të tillë, më vjen ndër mend koha që duhet të harxhoj për të siguruar viza dhe gëzimi i udhëtimit më venitet paksa. Edhe këtë herë, nuk ndodhi ndryshe. Plotësimi i dokumenteve për viza për t’i dërguar në Ambasadën e Kroacisë në Tiranë më hëngri një javë të tërë punë. Por kjo nuk mjaftonte sepse më rezultoi se Konsulli kroat qe një burokrat i vërtetë. Pasi i pa dokumentet, na ktheu përgjigje dhe na tha se kishte disa parregullsi në to dhe se nuk kishte më kohë të mjaftueshme për t’i riparuar parregullsitë e për të proceduar me vizat. Parregullsitë qenë vërejtur te katër aplikime, sipas ambasadës. Më vonë, mora vesh se parregullsitë konsistonin në vendosjen në formatin e gabuar të datave nga aplikantët. Kolegët tanë në Kroaci, kishin përdorur gabimisht formatin amerikan të datës, në vend të atij europian.
Pra, muaji që vendosur në fillim dhe pastaj data, jo anasjelltas. Për fatin tim të keq, ambasada deklaroi se nuk mund të pranojë dokumentet dhe të lëshojë vizat. Kjo më detyroi të shkoja në ambasadë çdo ditë. Ditën e parë, e hënë, pastaj të martën, të mërkurën e me radhë. Të enjten bëra përpjekjen e fundit para datës së nisjes. Konsulli dukej shumë i sjellshëm dhe mbështetës. Unë arrita të marr edhe numrin e tij të celularit e të flisja shumë herë me të. Në fund, ai më tha se nuk mbetej më në dorë të tij të lëshonte viza, por në dorë të Ministrisë së Brendshme Kroate. Falë kolegëve tanë kroatë, në Ministrinë e Brendshme u bë një ndërhyrje që ne të merrnim miratimin për viza. Ne mbërritëm në kufirin kroat me një shkresë, e cila nënkuptonte që do t’i merrnim vizat në kufi. Në fund, gjithçka shkoi mirë. Por unë jam lodhur ca, duke u marrë me të njëjtat probleme sa herë që udhëtoj jashtë vendit.
|