Premte, 29 Gusht 2008 23:52:10

Lexoni versionin Print

“Nuk kam interes për votën në Shqipëri”

E kam ndjekur me vëmendje debatin për votën e emigrantëve në Shqipëri dhe vërej se ka dy këndvështrime në këtë pikë. Unë personalisht jetoj prej disa vjetësh në Zvicër, por nuk e quaj veten emigrant.

Nënshkruar nga Aris
Hene, 21 Korrik 2008 08:40:00

 

E kam ndjekur me vëmendje debatin për votën e emigrantëve në Shqipëri dhe vërej se ka dy këndvështrime në këtë pikë. Unë personalisht jetoj prej disa vjetësh në Zvicër, por nuk e quaj veten emigrant. Për mua, emigrant është ai që jeton jashtë vendit me gjithë familjen e ka nënshtetësinë e vendit ku jeton. Ata që nuk e kanë nënshtetësinë, mund të konsiderohen për mendimin tim si njerëz që jetojnë përkohësisht jashtë vendit, por jo emigrantë. Më ngjan interesant diskutimi, por nuk shoh asgjë interesante te e drejta e votës. Ne jemi thjeshtë ndihmës të familjeve tona. I ndihmojmë me çdo gjë, por ujin dhe dritat nuk ia dërgojmë dot që këndej sepse është e pamundur.

Përveç familjes që kam në Shqipëri, nuk më tërheq asgjë në atë vend ku çdo gjë është kundër nesh. E ndjej veten të huaj dhe më duket sikur jetoj në planet tjetër kur shkoj në atë vend, ku nuk të ndahet stresi në asnjë moment. Po të kishte siguri, ne nuk do të kishim ikur. Por atje mungon çdo gjë, dhe ato që i kemi pasur me bollëk, nuk i kemi më. Në një vend ku nuk mund të ecësh i qetë me makinë e në një vend ku shikon vetëm njerëz agresivë që mezi presin rastin të vjedhin, nuk mendoj kurrë të jetoj, e aq më tepër, të bëj diçka më shumë: të jap votën. Kam keqardhje për ata që jetojnë atje në atë vend që ka 20 vjet që nuk qesh po shikon vetëm zi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML