Shtune, 30 Gusht 2008 06:55:20

Lexoni versionin Print

“Duhet shkëmbim i ndërsjellë i të drejtave civile”

Mendoj se çështja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dy shtete të pavarura, apo marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve dhe qytetarëve shqiptarë që me nënshtetësi të tjera, është shumë më e thellë sesa problemi i lejeqëndrimeve.

Nënshkruar nga Gjergji
Hene, 21 Korrik 2008 08:30:00

 

Mendoj se çështja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dy shtete të pavarura, apo marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve dhe qytetarëve shqiptarë që me nënshtetësi të tjera, është shumë më e thellë sesa problemi i lejeqëndrimeve. Natyrisht, deklarata se “në këtë mënyrë dëshmojmë inekzistencën e Shqipërisë së Madhe”, është një alibi që të neverit. Shqipëria po harton një legjislacion të tillë, në kuadër të përafrimit të legjislacionit me BE-në. Kjo është një nga faturat që qeveria shqiptare ka vendosur të pranojë në emër të integrimit, që ka gjasa që nuk do të vijë kurrë. Megjithatë, ky ngjan një problem sensitiv, por i vockël, përballë problemeve më të mëdha të integrimit mes shqiptarëve.

Lejeqëndrimet nuk besoj se do të sjellin diskriminim. Së paku, shpresoj se nuk do t’i mohohet asnjë shqipfolësi lejeqëndrimi dhe se gjithçka do të jetë një procedurë e rëndomtë. Por përveç kësaj, unë mendoj se, së paku, Shqipëria dhe Kosova duhet të ecin përpara me proceset e shkëmbimit të të drejtave civile, si e drejta e transferimit të pensionit, përfitimit të sigurimeve shëndetësore, e drejta e punës, si dhe lehtësimi i ndërsjellë i procedurave të veprimtarisë së kompanive përtej kufijve. Këto janë detaje në dukje të parëndësishme, por krijojnë infrastrukturën e rritjes së volumit të shkëmbimeve kulturore, ekonomike e shoqërore në trojet shqiptare. Procese të tilla integruese duhet të zhvillohen edhe me Maqedoninë e Malin e Zi. Përballë të drejtave të shqiptarëve për të punuar në ato që formalisht janë dy shtete të ndryshme, (Shqipëri dhe Kosovë), çështja e lejeqëndrimeve ngjan shumë e parëndësishme. Të gjitha këto, në fund të fundit, janë procese që nxiten edhe nga Bashkimi Europian.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML