“Shqipëria nuk i mbështet talentet e sportit”
Mendoj se sportistët e talentuar nuk kanë çfarë të bëjnë në Shqipëri. Po të ishte në Shqipëri, Eusebio s’do të kishte bërë asgjë nga ato që ka arritur në Itali, një vend që e kultivon sportin që tek fëmijët e vegjël, jua siguroj
Nënshkruar nga Agimi
Diel, 20 Korrik 2008 09:47:00
Mendoj se sportistët e talentuar nuk kanë çfarë të bëjnë në Shqipëri. Po të ishte në Shqipëri, Eusebio s’do të kishte bërë asgjë nga ato që ka arritur në Itali, një vend që e kultivon sportin që tek fëmijët e vegjël, jua siguroj, shyqyr Zotit ndodhet jashtë Shqipërisë dhe kjo i ka dhënë mundësi të merret me një gjë të dobishme si për vete, për familjen, ashtu edhe për shtetin ku jeton. Sporti i vetëm që dinë adoleshentët shqiptarë është të dalin nga blloku, të pinë cigare, ndonjë pije alkoolike, të ngacmojnë ndonjë shok a shoqe, bëjnë garë kush vesh fundin më të shkurtër dhe dekoltenë më të hapur dhe më pas vjen medalja: një xhiro në makinën e ndonjë “të forti” që i bie “Bllokut” 30 herë në ditë se mos kushedi i del gjë. Ja, kjo është jeta dhe motivimi i adoleshentëve në Shqipëri. Se normal, politikat e shtetit i “financojnë” këto gjëra. Edhe vetë politikanët, këtë lloj sporti praktikojnë, të kapin ndonjë dashnore, pika 1 e axhendës së tyre ditore. Më falni për gjuhën e rëndë, por unë i besoj këto që po shkruaj sepse këtu jetoj. E besoj që adoleshentët në Shqipëri s’kanë ambicie, sepse vetë shteti i pengon të bëhen të tillë. Koha e tyre e lirë s’ka lidhje me sportin, aktivitetin kulturor a ndonjë kurs dije. Numërohen me gishta ata adoleshentë sot që nuk ndjekin rrjedhën e shumicës, janë shumë të paktë ata që kohën e tyre të lirë e konsumojnë me diçka të dobishme, shumica e shpërdoron kohën për të mësuar vesin e keq, atë ves që të lë në vendnumëro.
Fakti që shqiptari Eusebio jeton në Itali, s’do të thotë se ai nuk është shqiptar, por meritat që ka marrë deri tani ia ka dhënë Italia me mundësinë që i ka krijuar. Shqipëria nuk i ka krijuar askujt një mundësi të tillë dhe as ka për t’ia krijuar kujt edhe në të ardhmen. Dhe ata sportistë që kemi pasur me emër i ka fshirë nga lista e sportit. Ja, keni rastin e Fetije Kasajt, para 2-3 vjetësh ishte ndër emrat më të përfolur, po tani ku është, e mori në qafë trajneri, që ishte shqiptar denbabaden. U hoq nga lista e sportistëve. Më mirë të kishte qëndruar në Greqi, diçka do të kishte arritur dhe pse nën flamurin grek. Ne prapë do të krenoheshim me të.
-
A.Taqo: - 07-20-08 VECANERISHT TIRANA, UREN TALENTET POLITIKE.
Z.Agim shprehet se shqiperia nuk mbron talentet e sportit.
Do te thote indirekt qe talentet e tjere i mbron.E verteta eshte se,Shqiperia me sakte Tirana, se qe nga Tirana dalin te gjitha te mirat dhe te keqiat qe kemi,se qytetet e tjere ngjasin si fshatrat,nuk mbron ne pergjithesi gjithe talentet e kombit.Kjo ceshtje eshte futur ne institutin e Heshtjes, institut qe lulezon vecan ne Shqiperi.Qilaret e ketij instituti kane thase me probleme te heshtura.Por vecan Tirana uren talentet e reja politike qe lindin natyrshem ne vatan.Ne kemi shqiptare ne Angli qe meren me politiken e ketij shteti te shquar per politike,ose politikane gjitheandej neper bote,dhe ne shqiperi drejtojne politiken diletantet,o zanatcinjte e profesioneve qe nuk lidhen me shkencen e POLITOLOGJISE. Shkurt Shqiperia nuk ka politologe me diploma perendimore,jo me diploma te komunizmit qe
ne c'do shtet la regresin si mbeturine.E vrteton fakti se
komunizmi sdot edhe ne Kube eshte o nuk eshte ne fuqi.
|