Shtune, 06 Shtator 2008 02:02:24

Lexoni versionin Print

Kampionët janë gjithmonë kampionë

Nuk është rasti i parë që kampionët ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit të tyre. Megjithatë ne krenohemi me të gjithë kampionët tonë kudo që janë, jashtë apo brenda vendit, mundësia që i krijohet për të zmadhuar ose për të perfeksionuar aktivitetin e tij

Gëzim Rama
Diel, 20 Korrik 2008 09:46:00

 

Nuk është rasti i parë që kampionët ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit të tyre. Megjithatë ne krenohemi me të gjithë kampionët tonë kudo që janë, jashtë apo brenda vendit, mundësia që i krijohet për të zmadhuar ose për të perfeksionuar aktivitetin e tij nuk do të thotë që t’i humbasë vlerën e origjinës së vendit, ose të nënvlerësojë kushtet nga ku ka nisur aktivitetin e tij. Tashmë sportet janë zëvendësuar me interesa ekonomike ku sa më i madh të jetë interesi, aq më i madh është dhe vlera e një sportisti. Ndjekja e sportit jashtë vendit është një interes ekonomik me leverdi për cilindo që e ushtron. Pjesëmarrja në vendet e tjera është po të thuash si një studim për çdo student që kërkon të studiojë në universitetet e ndryshme të botës. Sa më i mirë të jesh në studime, aq më tepër do të pretendosh të ndjekësh universitetin më të mirë dhe më me emër në botë. Për fatin tonë të mirë apo të keq bota sot është bërë biznes ku çdo gjë shitet dhe çdo gjë blihet. Rasti i djaloshit simpatik shkodran që kam pasur rastin ta shikoj në intervistë, bën të krenohet jo vetëm ai, por dhe ne si shqiptarë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML