Shtune, 30 Gusht 2008 06:19:31

Lexoni versionin Print

“Sa keq!”

Vetëm kaq mund të dëgjosh, e këto pëshpërima shoqërohen me shtimin e hapave e kthimin e kokës në anën tjetër duke dashur të largosh pamjen që të serviret çdo ditë rrugëve të metropolit shqiptar.

Ekleva Reçi
Shtune, 19 Korrik 2008 08:07:00

 

Vetëm kaq mund të dëgjosh, e këto pëshpërima shoqërohen me shtimin e hapave e kthimin e kokës në anën tjetër duke dashur të largosh pamjen që të serviret çdo ditë rrugëve të metropolit shqiptar. Larmia e dukshme e lypësve pa dallim race, moshe e feje, është bërë pjesë e pamjes së përditshme e numri në rrije lë për të dëshiruar. Nuk është vetëm pjesa e komunitetit rom që lypjen e sheh si art të perfeksionuar më vete, (sepse realisht pjesa më e madhe e këtij komuniteti përpiqet e punon për t`u bërë pjesë e shoqërisë) por dhe prindërit e braktisur tek të cilët kjo dramë është mëse e dukshme. Ndaj para nesh shtrohet pyetja: Ku shkojmë kështu?!

Në një shoqëri ku familja çdo ditë e më tepër po përballet me probleme ekonomike, normat e etikës e të moralit degradohen, duke ia lënë vendin agresivitetit, përbuzjes e pse jo braktisjes. Në martesat problematike, shohim që mungon dëshira dhe bashkëpunimi në çift për përballjen e vështirësive që hasen përditë e si rrjedhojë, zgjidhja nuk kërkohet tek dëshira për ta pranuar jetën si sfidë ndaj të përditshmes, por tek selektimi i partnerit, i fëmijëve e i prindërve të moshuar. Jetojmë në një shtet ku punohet pak për përkrahjen e individëve të braktisur e të pamundur për të punuar! Puna e vagullt e disa OJQ-ve lë për të dëshiruar, duke u orientuar vetëm në përpilimin e statistikave, larg zgjidhjeve të mundshme për njerëzit në nevojë. Kur shteti me organizmat e tij nuk lëviz, rruga është streha e kësaj shtrese, e lypja, mënyrë për t’u ushqyer. Për pjesën më të madhe të prindërve tanë, dëshira për një pleqëri të qetë, tok me fëmijët, nipërit dhe mbesat, po kthehet në një ëndërr të parealizueshme. Edhe pse me kushte të mira jetese, në sajë të punës së fëmijëve emigrantë, vetmia për ta është e vështirë (në rastin më të mirë) e braktisja përfundimisht në rrugë, si rasti më i keq.

Keqardhja për individin që i ngrys ditët e fundit të jetës i braktisur në rrugë pas një jete të tërë pune e lodhjeje, është e madhe, shto këtu edhe pamundësinë dhe indiferentizmin e shoqërisë, e cila e ka pranuar këtë fenomen si plagë të ekonomisë së tregut. Etja ose ambicia për pushtet e pushtetarëve tanë, të lë shije të keqe kur sheh se ata e kanë harruar modestinë e pse jo, faktin se ka njerëz për të cilët motoja "Të rrosh a të mos rrosh" është pjesë e përditshme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML