Minatorët janë ato të cilët shpeshherë bëhen pjese e vëmendjes së opinionit publik, me shqetësimin e tyre të vetëm "thjesht rritjen e pensionit", sepse në realitet ato meritojne edhe me shume. Minatoret janë shtresa me e diskriminuar e gjithe shoqërisë. Çdo qeveri që ka qene në pushtet, nuk i ka mare parasysh kerkesat e tyre. Ato kërkojnë që përtej të majtes dhe të djathtës të shohin një rreze shprese në horizont për zgjidhjen e problemit të tyre. Ato kesaj here duket se janë me të vendosur se kurrë për t’i shkuar deri në fund, ato kanë ndërmarrë protesta masive, madje disa prej tyre janë futur në greve urie, disa greviste shkuan edhe u ulen perpara Presidencës duke menduar se Kreu i Shtetit do t’u vinte në ndihme, por ishte e kote, asnjeri se vuri doren në zemer, te drejtat e tyre vazhdojne të jene të shkelura me këmbë.
Po të marrim parasysh qytetin e Bulqizë, i cili është një nder qytetet me më shume miniera, dhe ze vendin e pare për nxjerrjen e kromit, realiteti është shume rrëqethës. Sepse të gjithe jemi koshiente që Bulqiza është një nder qytetet me të pazhvilluara të vendit, niveli i jetesës është shume i ulet. Duke i'u referuar statistikave të sakta dimë që në Burrel nxirren me mijëra ton krom, dhe eksportohet për në vende të ndryshme të Botës, madje edhe me një çmim tepër të konsiderueshëm, madje eksportimi i tij ka arritur deri në SHBA. Lind pyetja: Si ka mundësi që një qytet si Burreli, që nxjerr dhe eksporton kaq shume krom, madje me një kosto të konsiderueshme, ndodhet në një gjendje të tille, kur ai mund të ishte një "DUBAI SHQIPTAR"? Nje pyetje që vështirë t’i jap përgjigje, por edhe pse është tepër e qarte se mbi kë bie përgjegjësia. Dhe sa kohe do të vazhdojnë të jene të diskriminuar minatorët? Këto njerëz të pafajshëm që e kalojnë pjesën me të madhe të kohes nen dhe`, pa parë as një rreze dielli? Ato duhet të jene shtresa me e përkrahur nga të gjithë, por sidomos nga ana e Shtetit.