Enjte, 20 Nentor 2008 17:08:39

Lexoni versionin Print

“Do provuar me magji…”

Magji kundra korrupsionit Kundra gënjeshtrës, magji

Vargje të shkëputura nga blog.shekulli.com.al
Shtune, 12 Korrik 2008 08:54:00

 

I kërkon interpelancë
E për grurin e pyet ti...
Ai mban fjalim për misrin
Thotë që ka goxha kalli...

Opozita s’e heq dot
Popullin s’e pyet njeri
Nuk ka ngelur tjetër rrugë
Do provuar me magji.

Ndonjë qime i do marrë
Komandantit legjendar
E do çuar të fallxhorja
Që ta ysht me kripë e zjarr.

Qimja le të jetë nga koka
Do parë vendi me kujdes
Se po qe nga pjesë tjetër
Do na shkojë ters e më ters...

Duhet yshtur te makina
Duhet yshtur te shtëpia
I do bërë magji dhe ajrit
Tokës ku shkel këmb’e tija.

Magji kundra korrupsionit
Kundra gënjeshtrës, magji
Xhindet kanë pushtu’ Doktorin
Që e kishim si flori!...

Duhet marrë dhe pak kakë qeni
Duhet tharë e bërë nishan
I do var’ në qafë Doktorit
Që me sy të mos e hanë…

Ca thelpinj hudhre në xhep
Një spec djegës, medalion
Uthull, në vend të parfumit
Sy’n e keq mbase largon...

E në vend të badigardëve
T’i rrinë prapa magjistricat
Ose t’i vijnë rreth indianët
Nga ata me vathë te cicat.


Ky është “Nano“ - ekstrem tjetër
Ndaj i do mësu’ rakia
Ky i dehur është sagllam
Mbase shpëton Shqipëria…

Le të shohin dhe mundësinë
T’i gjejnë një prestigjiator
Që t’ia bëjë mendjen pordhë
Mbase ikën e heq dorë.

Se kështu si po bën ky
Asnjëherë s’ka bërë vaki
Të vish dy herë në pushtet
E ta bësh prapë tym e hi!...


Vargje të shkëputura  nga blog.shekulli.com.al


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML