Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj disa qëndrimeve që mbahen për atë që ka të bëjë për shëndetin e njerëzve dhe plotësimin e nevojave të tyre në qytetin e Burrelit.
Është për të ardhur keq se duke filluar nga ky vit e në vazhdim, qyteti i Burrelit, që ka afërsisht 17 mijë banorë, nuk ka vend ËC-je për kryerjen e nevojave të njerëzve. Edhe ajo që ishte, është mbyllur sepse rreth e rrotull tyre është mbushur me firma të cilat nuk mund të jetojnë së bashku.
Dhe sa takon njerëz, pyesin ku i ka nevojtoret Burreli? Ato i kryejnë nevojat e tyre në rrëzë të pallateve, bile deri edhe në ndërtesën e partive politike në qendër të qytetit, vetëm 10 metro nga Bashkia.
Megjithëse punohet nga firma e pastrimit për pastrimin e plehrave, por në periferitë e qytetit ka pisllëqe të mëdha, që tani me të nxehtit që ka filluar mund të shpiket edhe ndonjë epidemi.
Qendra Sanitare që e ka për detyrë të ushtrojë kontrolle dhe të verë edhe gjoba për këtë gjendje nuk vepron për qytetin e Burrelit.
U detyruam t’i shkruajmë “Shekullit” për të sensibilizuar opinionin publik që të vihet dorë për këtë shqetësim mbarëpopullor.