Në shkrimin “Sherri për bjeshkët rrezikon degjenerimin në incident”, përdoret termi “familje malazeze”. Nokshiqi sido që aktualisht gjenden nen administrimin e shtetit të Malit të Zi, është një fshat shqiptar i mirenjohur për luftën per mbrojtjen e trojeve shqiptare në verilindje të vendit nga copëtimi barbar ndër vitet 1887- 1913.
Është e tepërt të kujtojmë se Nokshiqi, Plava, Gucija dhe disa troje tjera deri në Ulqin, Fuqitë e Medha ia dhuruan Malit të Zi. Në këto luftëra gjysherit dhe stergjysherit e familjes sone kanë derdhur gjakun duke i dhënë kombit edhe deshmorë per të mbrojtur, token, gjuhen dhe famurin kuq e zi.
Familja Nokshiqi është një familje shqiptare tash e mijëra vjet. Familja jone ka ardhur në Tropojë e përndjekur nga regjimi sllav duke bashkëjetuar mbi një shekull me vellezerit tanë në Llugaj, me te cilet ka diskutime rreth kullotave verore. Ne lidhje me kete çeshtje ne jemi gjithmone të gatshem ta zgjidhim kete çeshtje me marrëveshje dhe mirekuptim të plotë, por kërkesa jonë eshte të mos etiketohemi me termin “malazes.”, të cilin e konsiderojmë fyes.
Kujtojme se nga fshati i origjines tone thellesisht shqiptare, rrjedhin personalitete të shquara të kombit tonë si prof. Esad Mekuli, prof. Rexhep Qosja, Prof. Dedushaj etj.
Nisur nga standardet e larta të profesioanlizmit dhe etikes që përshtat gazeta “Shekulli”, shpresojme ta shohim të botuar këtë sqarim. Me respekt, Familja Nokshiqi.