Enjte, 20 Nentor 2008 19:46:02

Lexoni versionin Print

“Sistemi i sotëm politik, një gjysmagjel që nuk ka të ardhme”

Bëri pula vezën apo veza pulën? Është sistemi shoqëror ( politika, qeveria, Parlamenti etj.) dhe njerezit që e drejtojne ate që bejne shoqerine civile të ndërgjegjshme, apo është shoqeria jone civile ajo që krijon sistemin politik dhe njerezit që e drejtojne ate? Pra kush është fajtore e gjendjes së Shqipërisë sot?

Marrë nga reagimet e lexuesve online
Marte, 01 Korrik 2008 08:49:00

 

Bëri pula vezën apo veza pulën? Është sistemi shoqëror ( politika, qeveria, Parlamenti etj.) dhe njerezit që e drejtojne ate që bejne shoqerine civile të ndërgjegjshme, apo është shoqeria jone civile ajo që krijon sistemin politik dhe njerezit që e drejtojne ate? Pra kush është fajtore e gjendjes së Shqipërisë sot? Problemi do të ishte i thjeshte në vende si Anglia, SHBA, Gjermania. Në keto vende, pula dhe veza kanë qindra vjet që janë krijuar dhe sot pyetja kush erdhi në fillim, pula apo veza, s’ka me vlere. Në rastin tone ne nuk dime nga të fillojme. Të behet me pare pula, që të bejë veze, apo të kemi një veze që të bej pulen.

Per këtë duhet pare historia e ketyre vendeve, mbase për të pare se kush u be me pare sistemi civil dhe pastaj ai politik, apo ai politik e pastaj ai civil. Në tere keto vende, në fillim kishte një sistem politik që me ane të forces edukoi në keto vende sistemin civil.

Nga sa thashe me siper, do të duket sikur sistemi i sotem politik që kemi në Shqiperi është ajo gjysma pula që mund të evulojë në pule. Une mendoj se JO. Sistemi i sotem është një gjysmë gjel, që nuk ben veze që nuk ka të ardhme, që është destinuar të zhduket, sepse ai nuk krijon asnje premise për lindjen e një sistemi civil shoqeror të evoluar, në fakt sistemi i sotem e ka vrare sistemin civil shoqëror.

Duke ndihmuar korrupsionin, duke kercenuar e zhdukur çdo iniciative civile shoqerore, gjysma gjeli i sotem politik (nuk është as gjel, por gjysma gjel, se nuk është as mbretëri apo diktature e mirëfillte). Keshtu, Shqiperise i duhet një sistem politik i eger dhe i ashpër, mbase jo aq shume demokratik sa ai i Anglisë, Gjermanisë, Spanjës apo SHBA, por i afte të krijoj bazen e një shoqerie civile, mbase jo aq aktive si në Angli, Gjemani Spanje apo SHBA, por aq akitv sa të kerkojë ndryshimin e sistemit politik në pule të vërtetë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML