Z.Guvernator nga njëra anë është i shqetësuar për inflacionin, nga ana tjetër është i shqetësuar për kreditë e këqija dhe për flluskën në pasuritë e patundshme, dhe nuk gjen instrumentin e duhur.
1. Nxirr një rregullore që kufizon kredidhënien në pasuri të patundshme të bankave në sektorin e ndërtimeve rezidenciale dhe komerciale tregtare, duke e lidhur masën e kredisë në këtë fushë me kapitalin e bankave, si dhe një rregullore për minimumin e kredisë bujqësore në lidhje me kapitalin. Kështu që, një pjesë e parave që sot rend pas spekulimit në këtë fushë, do të drejtohet, domosdo, drejt sektorit industrial e sidomos atij bujqësor.
a - Kjo masë do të ketë efekt pozitiv në frenimin e flluckimit në pasuritë e paluajtshme drejtpërdrejtë.
b - Do të evitohen kredimarrës që mezi përballojnë koston e ngritur të jetesës dhe s'mund të paguajnë kostot e kredive shtëpiake dhe të dyqaneve dhe kjo do të kontribuojë në uljen e kredive të këqija. Gjithashtu, bankat do ta diversifikojnë më mirë portofolin e kredisë, pra, do të ketë më pak risk ky portofol.
c - Kreditë e hedhura në bujqësi do të kontribuojnë në rritjen e ofertës, duke ulur CPI dhe inflacionin.
2 - Gjithashtu, kërkoji qeverisë të ulë akcizën e naftës dhe të mos rrisë çmimin e energjisë më tej. Kjo është po ashtu shumë e rëndësishme për të frenuar inflacionin.
Ja, këto janë masat, z.Fullani.
(Marrë nga reagimet e lexuesve në Shekulli Online, Edicioni Live / shekulli.com.al)