Wed, 23 Jul 2008 23:23:29
    

Lexoni versionin Print

"Koha për ndëshkim, në rastet e skandaleve mjekësore"

Është koha që disa të bëhen shembull. Duhet të mësohemi me idenë që ai që gabon apo shkel ligjin, do ndëshkohet. Kjo dhe vetëm kjo, rikthen stabilitetin qytetar në vend dhe i jep fund depresionit të madh që na ka mbuluar si shoqëri.

Mehmet Tafili
Tue, 13 May 2008 10:28:00

Është koha që disa të bëhen shembull. Duhet të mësohemi me idenë që ai që gabon apo shkel ligjin, do ndëshkohet. Kjo dhe vetëm kjo, rikthen stabilitetin qytetar në vend dhe i jep fund depresionit të madh që na ka mbuluar si shoqëri.

P.sh., patjetër në këto rastet e vdekjeve nga gabimet e mjekëve, duhen ndëshkuar përgjegjësit. Dikush duhet ta mbajë përgjegjësinë e vdekjes së vajzës, Matildës. Është humbje e madhe të të vdesë vajza në këtë moshë, nga një operacion rutinë.

Edhe në një rast tjetër, ka vdekur një fëmijë dhe ende nuk kemi parë autorin të ndëshkohet. Ah, jo, kështu nuk vazhdohet më! Duhet të gjykohen! Nëse janë fajtorë, duhet të dënohen, pse jo?


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Elio Gora New York: - 05-13-08
    Ne te vertete niveli profesional i mjekeve shqiptare eshte shume i larte.

    Une se pari i shpreh ngushellimet e mia familjareve te Matildes e cila eshte viktima e fundin pas nje operacioni te thjeshte.Eshte e vertete se vitet e fundit ne Shqiperi ka patur disa vdekje qe kane ardhur si pasoje e mjekimit te pakujdesshem nga ana e mjekeve.Edhe pse ne kodin penal parashikohet vepra penale e mjekimit te pakujdeshem,praktika penale nuk po njeh akoma qe ndonje nga mjeket te jete denuar me heqje te lirise per kete veper penale.Edhe mjekut Sotiraq Pilinci,te cilin zevendesoi mjeku Hoxhallari qe akuzohet per rastin e fundit,i kane ndodhur dy vdekje njepasnje dhe qe kane ardhur per gabime te trasha te tij.Dua te theksoj se nena e nje femije shtatevjecar qe humbi jeten pas nderhyrjes kirurgjikale te Pilioncit,sot perpelitet ne depresion te thelle te shkaktuar nga humbja e te birit.Kur permendet korrupsioni ne Shqiperi,shumica e shqiptareve se pari permendin ate qe ndodh ne mjekesi,dhe kjo eshte e vertete.Por e vertete gjithshtu eshte se mjeket shqiptare edhe para hapjes se Shqiperise jane dalluar per profesionalizem te larte.Ka mjeke te afte shqiptare qe qendrojne profesionalisht shume me lart se koleget e tyre ne bote qe kane mbaruar studimet ne universitetet me te degjuara.Duke jetuar prej disa vjetesh ne New York une kam degjuar se vetem nga komuniteti shqiptar kane ndodhur disa vdekje nga gabime foshnjarake te mjekeve amerikane.I vetmi ndryshim eshte se demshperblimi per keto raste eshte shume i madh,por qe ne fakt jane shuar jete njerezish.Ka patur raste ketu qe nje pacient eshte mbajtur per 24 ore ne urgjence dhe nuk eshte egzaminuar dot per apandesit por eshte derguar ne shtepi duke i rrezikuar jeten ne nje kohe qe shenjat e apendisitit ne Shqiperi i dallon edhe nje infermjere fshati.Nuk besoj se shpreh vetem pakenaqesine time ndaj mjekeve ketu ne New York por dua te permend se gjate ketyre viteve nga i tyre ne dy raste jam diagnostikuar per kancer dhe me vone pasi nderova klinike rezultoi se nuk ishte e vertete. i ketyre mjekeve vertetoi se njera nga veshkat e mija nuk funksiononte dhe u vendos dita qe une duhet ta hiqja ate por ne fakt ajo vazhdon te funksionoje akoma.Ne nje rast tjeter,pas nje gabimi ne nderhyrjen kirurgjikale mjeku amerikan deklaroi se une kisha vetem disa ore jete dhe njoftoi femijet e mij per te me pare per here te fundit por une sic shihet vazhdoj te shkruaj ndersa ai leshoi shprehjen se:.Profesionalizmi i larte i mjekeve shqiptare evidentohet sidomos ne fushen e stomatologjise.Te me besoni te dashur bashkekombas por stomatologet amerikane shprehin habi dhe japin vleresime te larta per mjeket shqiptare sa here qe shohin punime te kryera prej tyre ne gojen e shqiptareve.Dikush qe mund te lexoje keto rradhe mund te thote:Bravo se e dermove imperializmin amerikan por te me besoni se me nje reforme te studiuar ne sistemin mjeksor shqiptar,me krijimin e kushteve te punes dhe me profesionalizmin e larte qe egziston edhe politikanet qe e kane bere zakon,nuk do tu drejtohen ne te ardhmen klinikave te huaja.Respekte per profesionalizmin e larte te mjekeve shqiptare dhe pershendetje te gjithe shqiptareve kudo ne bote.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML