Wed, 23 Jul 2008 23:27:21
    

Lexoni versionin Print

"Predikues që po çoroditin qytetarët me argumente bajate"

Predikues të një sekti, të cilin e kemi hasur shpesh në kronika vetëvrasjesh, po propagandojnë hapur fundin e botës. I meshojnë kaq shumë e kaq shpesh kësaj teme, saqë po i bezdisin dhe indoktrinojnë qytetarët, duke shkuar shtëpi më shtëpi e derë më derë. Predikojnë ligjërata fetare para qytetarëve, shumica e të cilëve as që jua kanë ngenë fare.

Pali Nito, Tiranë
Tue, 13 May 2008 10:27:00



Predikues të një sekti, të cilin e kemi hasur shpesh në kronika vetëvrasjesh, po propagandojnë hapur fundin e botës. I meshojnë kaq shumë e kaq shpesh kësaj teme, saqë po i bezdisin dhe indoktrinojnë qytetarët, duke shkuar shtëpi më shtëpi e derë më derë. Predikojnë ligjërata fetare para qytetarëve, shumica e të cilëve as që jua kanë ngenë fare.

Të kuptohemi, jo se jemi kundra fesë apo predikimeve fetare, por nuk jemi dakord me mënyrën dhe praktikën se si zhvillohen, pasi shpesh ato bëhen të paorganizuara, fare spontane, me orar dhe pa orar, me pjesëmarrje pothuajse minimale e kryesisht me pleq që ndodhen në shtëpi, ato bëhen të papërgatitura dhe në jo pak raste me referenca, fakte e argumente banale, absurde dhe vulgare, pa as edhe minimumin e kulturës dhe arsimimin teologjik.

A duhet të kenë misionarët, përveç bindjeve fetare të sektit që përfaqësojnë, arsimimin, kulturën, edukimin, formimin dhe përvojën teologjike për ushtrimin e riteve fetare? Sigurisht që po, por në këto raste, ndodh tjetër gjë.

Për t'u bërë sa më i besueshëm para lexuesit, po ju tregoj rastin e përballjes sime me këta. Ishte mbasdite, rreth orës 17:00 isha në pikun e gjumit të pasdites, kur dëgjoj zilen e derës. Çohem, hap derën dhe m'u shfaqën këta misionarët. U nervozova pak. Në mendje më erdhi ai personazhi Jovan Bregu, kur thotë: "Edhe këta, se pushojnë apo flenë njerëzit, kta nuk duan t'ia dinë, dhe si pa të keq cëëërr ziles…!".

Me mirësjellje të shtirur u thashë: Urdhëroni! Njëra prej tyre, pasi u prezantua me ngut, filloi të predikonte disa gjëra përmendësh, tamam si ato fëmijët e kopshtit. Shpejtonte shumë dhe me vështirësi e kuptoje, por në një moment e kapa qartazi kur tha se botës po i vjen fundi për shkak të ngritjes së çmimeve, inflacionit dhe krizës ekonomike.

I thashë: "Referenca dhe aq më tepër argumenti juaj është fare pa bazë, marrëzi dhe krejt bajat, pasi bota është ndeshur sa e sa herë me ngritje çmimesh e me kriza ekonomike sikundër ishte kriza e vitit 1930, kriza ekonomike si pasojë e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, e megjithatë, ja tek jemi shëndoshë e mirë. Botës jo vetëm që nuk i erdhi fundi, por përkundrazi, ajo zhvillohet, përparon dhe modernizohet. Prandaj, mos i mërzisni dhe çorodisni qytetarët me të tilla budallallëqe...". Çupëlinat misionare u skuqën vesh më vesh dhe u larguan.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML