Enjte, 20 Nentor 2008 17:13:55

Lexoni versionin Print

Krerët lokalë: Nuk mund të bëjmë adresat dhe kartat

Drejtues të njësive të qeverisjes vendore të qarkut të Shkodrës kanë shprehur rezerva lidhur me realizimin e projekteve për sistemin e adresave, aplikimin e qytetarëve për kartat e identitetit dhe shpërndarjen e certifikatave të printuara.

Anila Dushi
Premte, 05 Shtator 2008 09:48:00

Shkodër, krerët e bashkive të vogla kanë paraqitur dje problemet që po hasin dhe pamundësinë për të kryer procesin

SHKODËR- Drejtues të njësive të qeverisjes vendore të qarkut të Shkodrës kanë shprehur rezerva lidhur me realizimin e projekteve për sistemin e adresave, aplikimin e qytetarëve për kartat e identitetit dhe shpërndarjen e certifikatave të printuara. Gjatë një takimi të zhvilluar në zyrën e prefektit të qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, është kërkuar përshpejtimi i marrjes së masave për realizimin e këtyre projekteve.

Drejtuesit e njësive të qeverisje vendore të pranishëm në takim janë shprehur se kanë informacion lidhur me ecurinë e këtyre projekteve, por realizimi i tyre paraqet disa vështirësi. Sipas kryetarit të Bashkisë të Vaut të Dejës, Gjon Marku harta e territoreve të njësive vendore ka pasaktësi të mëdha gjë e cila nuk na lejon specialistët që të punojnë normalisht me projektin e adresave.

Ndërsa në lidhje me logjistiken e zyrave dhe të bazës materiale për aplikimin e qytetarëve për kartat e identitetit, disa njësi vendore nuk e kanë luksin që të bëjnë sërish rikonstrusionet e duhura pasi nuk kanë mjetet e nevojshme financiare. “Madje edhe pse na u kërkua me urgjencë vitin e kalkuar që të bëhet rikonstruksioni i zyrave të gjendjes civile, duka na premtuar edhe financimet nga shteti. Për këto neve kemi paguar para nga xhepi studiove të ndryshme për t’i përfunduar në kohë, por paratë edhe sot e kësaj dite nuk ka kanë mbërritur”,- pohoi kryebashkiaku i Vaut të Dejës. Rezerva ka paraqitur dhe kryetari i bashkisë së Pukës, sipas të cilit mungesa e fondeve nga shteti e bën të vështirë sistemimin në ndërtesa të përshtatshme të zyrave të gjendjes civile dhe me kushte sigurie të domosdoshme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML