Enjte, 20 Nentor 2008 19:06:14

Lexoni versionin Print

Fier, vajza 3 vjeç mbytet në fuçinë me ujë

Dy viktima janë regjistruar në qarkun Fier mesditën e djeshme. Një vajzë trevjecare me inicialet M. M është mbytur në një fuçi me ujë përballë banesës së saj në fshatin Lavdan të rrethit Mallakastër.

L. Çeçoaliaj
Premte, 05 Shtator 2008 09:44:00

Vdekja e vajzës ka qenë aksidentale. Pak orë më pas gjendet trupi i pa jetë i një 20-vjeçari të vetëvarur

FIER- Dy viktima janë regjistruar në qarkun Fier mesditën e djeshme. Një vajzë trevjecare me inicialet M. M është mbytur në një fuçi me ujë përballë banesës së saj në fshatin Lavdan të rrethit Mallakastër. Ajo ishte fëmija e vetme e familjes Maraj. Dëshmitarët pohuan se vajza ishte duke luajtur në shkallët e shtëpisë përdhese dhe ka përfunduar në pajisjen e mbushur me ujë duke u mbytur. Ajo është gjetur e pajetë nga prindërit e saj Violeta dhe Sefret. Policia ka konfirmuar se shkaku i vdekjes së vogëlushes ka qenë mbytja aksidentale në ujë.

Ndërsa rreth orës 15.00 të po kësaj dite në aksin rrugor Fier-Vlorë është gjetur i varur një shtetas i seksit mashkull, i moshës rreth 20 vjeç. Policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me grupin e ekspertëve. Trupi i pajetë është gjendur i varur në një degë ulliri nga një çift bashkëshortësh që po punonin në ullishte. Policia nuk ka dhënë asnjë version në lidhje me ngjarjen. Dyshohet se i riu është vetëvarur në kushtet e depresionit. Gjatën kontrollit në trupin e 20-vjeçarit nuk është gjendur asnjë dokument për identifikimin e tij. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit për ekzaminime të mëtejshme nga mjeku ligjor.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML