Enjte, 20 Nentor 2008 18:38:38

Lexoni versionin Print

Lazarati “shkartis” krerët e policisë së Gjirokastrës

Ngjarjet e fundit në Gjirokastër, ku në qendër të tyre ka qenë Lazarati, kanë ndryshuar dje kupolën drejtuese të policisë. Gjashtë efektivë të nivelit të lartë kanë lënë dje postet drejtuese, për t’u zëvendësuar nga emra të rinj.

Entela Bani
Premte, 29 Gusht 2008 09:38:00

Problemet e kohëve të fundit me bimët narkotike në “fshatin rebel” i ka kushtuar vendin e punës drejtuesve të policisë

GJIROKASTËR- Ngjarjet e fundit në Gjirokastër, ku në qendër të tyre ka qenë Lazarati, kanë ndryshuar dje kupolën drejtuese të policisë. Gjashtë efektivë të nivelit të lartë kanë lënë dje postet drejtuese, për t’u zëvendësuar nga emra të rinj. Për herë të parë, prezantimet e lëvizjeve bëhen me dyer të mbyllura, pasi prania e medias është refuzuar. Ndoshta drejtuesit e Policisë së Shtetit, nuk kanë dashur t’i bëjnë publike arsyet e largimit, që më shumë se me çdo gjë tjetër kanë të bëjnë me zhvillimet më të fundit në fshatin Lazarat.

Ndryshimet

Megjithëse jo zyrtarisht, largimet në masë të drejtuesve të policisë së Gjirokastrës, si në rang drejtorie ashtu edhe komisariati duket se lidhen ngushtë me situatën e krijuar fare pranë qytetit të Gjirokastrës, në fshatin Lazarat si për sa u përket bimëve narkotike ashtu edhe për shqetësimet e dhjetëra banorëve të lagjeve periferike të qytetit të gurtë si dhe fshatit Dervician për rrezikimin e jetës nga dhjetëra breshëri të përnatshme armësh. I vetmi version që jepet është ai i ndryshimeve paralele.

Largimet

Largimi rreth një muaj më parë i drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, Hysni Burgaj, i cili mban tashmë postin e zv/drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit duket se ka qenë fillesa e ndryshimeve të mëvonshme. Përgjatë kësaj periudhe, e cila mbarti një sërë situatash, duke filluar nga ndërhyrja antikanabis në fshatin Lazarat e deri në problemet në lidhje me të shtënat e vazhdueshme po nga ky fshat, policia e qarkut jugor u drejtua nga zv/drejtori i saj, Ylli Metko, që tashmë do të mbajë të njëjtin post, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.

Po kështu, pas rreth 7 muajsh në krye të komisariatit të policisë së Gjirokastrës, Artan Osmanaj lë këtë post për t’u transferuar në të njëjtin nivel, por kësaj here në komisariatin e policisë së Kurbinit. Ndërkaq, tre shefa qarkullimi po në Drejtorinë e policisë së qarkut Gjirokastër janë ndryshuar, por duke ruajtur të njëjtin nivel. Kështu, shefi i qarkullimit rrugor në komisariatin e Gjirokastrës, Gjylani Shehu, largohet drejt komisariatit të Përmetit, ku zëvendëson Ardian Matanin, i cili transferohet në Tepelenë. Ndërsa shefi i qarkullimit rrugor në komisariatin e policisë së Tepelenës, largohet drejt Kukësit.

Drejtuesit e rinj

Duke filluar nga dita e djeshme, Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër do të drejtohet zyrtarisht nga Arben Hyseni, që vjen në këtë post pasi ka lënë drejtimin e policisë së Elbasanit. Në postin e zëvendësdrejtorit të kësaj drejtorie do të jetë tashmë Halit Murati, ndërsa komisariati i Gjirokastrës do të ketë si drejtues kryekomisar Nazmi Shulin, i cili emërohet në këtë detyrë pasi ka mbajtur postin e shefit të komisariatit të policisë së Kurbinit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML