Enjte, 20 Nentor 2008 19:53:09

Lexoni versionin Print

Komandot paguheshin për shoqërues dhe korrier droge

Dy ushtarët e forcave speciale të njësitit “Komando” në repartin e Zall-Herrit, Elvis Arifaj dhe Martin Bocaj, që u arrestuan dy ditë më parë gjatë shkëmbimit të drogës bashkë me “shefin”e tyre, ishin shoqëruesit dhe korrierët me përqindje të pronarit të “mallit” Mehmet Belba.

Flamur Vezaj
Premte, 29 Gusht 2008 09:34:00

Të arrestuarit e operacionit “Kollonat” kanë rënë në kurth duke tentuar t’i shesin drogë një punonjësi të infiltruar policie

TIRANË- Dy ushtarët e forcave speciale të njësitit “Komando” në repartin e Zall-Herrit, Elvis Arifaj dhe Martin Bocaj, që u arrestuan dy ditë më parë gjatë shkëmbimit të drogës bashkë me “shefin”e tyre, ishin shoqëruesit dhe korrierët me përqindje të pronarit të “mallit” Mehmet Belba. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit të akuzës, të cilët prej një muaji po hetonin në bashkëpunim me policinë e shtetit rrjetin e shitjes dhe shpërndarjes së drogës nëpër kryeqytet.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se porosia e drogës prej një kg të llojit heroinë është bërë nga agjenti i policisë kriminale i kamufluar si përdorues dhe shpërndarës i drogës nëpër PAB-et e Tiranës. “Hetimet në këtë procedim penal janë drejtuar nga prokurori i Tiranës, Blerim Tominaj, i cili ka autorizuar policinë gjyqësore për kryerjen e veprimeve simuluese (blerje e simuluar) si dhe vëzhgimin në terren të të dyshuarve. Me kërkesë të prokurorit Gjykata ka autorizuar përgjimin e numrave telefonikë të personave të dyshuar”,- thuhet nga prokuroria.

Mësohet se nga hetimi disa mujor, janë kryer një sërë veprimesh procedurale të ligjshme, si përgjimet e bisedave telefonike, përgjimet ambientale, vëzhgimi me anë të regjistrimit të pamjeve si dhe një numër jo i vogël i fotove të ndryshme, të fiksuara nga agjentët e vëzhgimit në terren në momente të ndryshme të lëvizjeve dhe takimeve të tre të arrestuarit e dy ditëve më parë në operacionin “Kolonat”. Sipas prokurorisë, dy ushtarët pritej të niseshin pas pak javësh me mision paqeruajtës në Irak. Gjithashtu, mësohet se njëri nga komandot e ushtrisë, kishte njohje familjare me pronarin e drogës, Mehmet Belba, pasi ky i fundit ka shfrytëzuar njohjen me komandon për t’i ofruar atij një punë jashtë orarit të punës së përditshme të tij, në Forcat e Armatosura si ushtar profesionist.

“Duke parë njohjet që kishte i arrestuari Mehmet Belba me njërin nga ushtarët e forcave komando, ai i ka ofruar mikut komando një shumë parash, duke i kërkuar që të merrte edhe një koleg të tij për të kryer dorëzimin e drogës tek agjenti i infiltruar, pasi kishte frikën e mos dorëzimit të parave nga blerësi anonim”-thuhet nga prokuroria. Mehmet Belba, duke mos njohur mirë blerësin e tij, ishte detyruar të punësonte në cilësinë e të “fortëve” dy komandot për të qenë i sigurt në dorëzimin e parave nga blerësi i simuluar.

Kështu që, pas takimeve mes agjentit dhe Belbës për porosinë e drogës, dy “shitësit” kishin lënë takimin tek Kolonat pak metra larg Rektoratit të Universitetit të Tiranës për të bërë shkëmbimin e drogës me paratë. Por, në momentin që blerësi dhe shitësi janë takuar aty kanë ndërhyrë forcat speciale të policisë duke i prangosur të katërt personat që po kryenin shkëmbimin e drogës, që më pas oficerët liruan agjentin e tyre. Në momentin e arrestimit dhe kontrollit të banesave të tre të arrestuarve Mehmet Belba, Martin Gjocaj dhe Elvis Arifaj, policia sekuestroi një kg heroinë të ndarë në dy qese, makinën tip “Benz” me targa “TR 3431 M”, 400 mijë lekë të reja të përfituar nga tregtimi i lëndës narkotike, një thikë që plotësonte kushtet e armës së ftohtë si dhe 5 shashka. Sipas prokurorisë, hetimi ndaj tyre është regjistruar në prokurorinë e Tiranës me datë 12 gusht të këtij viti, me numër procedimi penal 2551, për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML