Premte, 22 Gusht 2008 01:14:16
    

Lexoni versionin Print

Gjirokastra pa ujë, po shterojnë burimet

Gjysma e Gjirokastrës vuan për një pikë ujë ndërsa krerët e ndërmarrjes së ujësjellësit e shpjegojnë këtë fenomen me uljen e sasisë së ujit në burimet që furnizojnë të 35 mijë banorët e qytetit. Lagjet e sipërme të qytetit si Cfakë, Manalat, Dunavat, Zinxhira, Palorto, Pazari i Vjetër, Partizani si dhe

E. Bani
Merkure, 23 Korrik 2008 08:49:00

 

GJIROKASTËR- Gjysma e Gjirokastrës vuan për një pikë ujë ndërsa krerët e ndërmarrjes së ujësjellësit e shpjegojnë këtë fenomen me uljen e sasisë së ujit në burimet që furnizojnë të 35 mijë banorët e qytetit. Lagjet e sipërme të qytetit si Cfakë, Manalat, Dunavat, Zinxhira, Palorto, Pazari i Vjetër, Partizani si dhe një pjesë e zonës industriale të qytetit, nuk kanë apo kanë me orare tepër të kufizuara ujë të pijshëm. Kjo problematikë është bërë mjaft e ndjeshme prej më tepër se një muaj.

Nga ana e tyre, teknikët e ndërmarrjes së ujësjellësit, kanë operuar duke përcjellë ujë të pijshëm me orare të kufizuara për të gjithë qytetin duke kryer manovrime të detyruara me qëllim që qoftë edhe pak minuta çdo familje të furnizohet me ujë të pijshëm. Mjaft herë komuniteti i këtyre lagjeve ka apeluar për gjendjen e krijuar pranë Ujësjellësit dhe Bashkisë por reagimi i këtyre institucioneve ka qenë pozitiv në dukje për banorët por që në realitet asgjë nuk ka ndryshuar. Më të persekutuar nga kjo gjendje janë banorët e lagjes Cfakë të cilët nuk kanë parë të dalë ujë nga rubinetet e çezmave prej më tepër se dy muaj.

Për të shpëtuar nga kjo gjendje, ata kanë gjetur një mënyrë kalimtare duke pajtuar një autobot me ujë që mbushet në pjesën fushore të Gjirokastrës, dhe ua sjell atyre kundrejt pagesës. Një bidon me 40 litra ujë kushton 200 lekë ndërsa më pak i zoti i autobotit nuk preferon të japë për këdo banor. Uji sipas banorëve të kësaj lagjeje është mjaft i mirë pasi merret nga rrjeti kryesor shpërndarës. Kjo gjendje është vërtet katastrofike janë shprehur kryesisht banorët e moshuar të cilët e kanë të vështirë të shpenzojnë përditë të holla për të siguruar ujë. Ndërkaq, ndërmarrja e Ujësjellësit premton përmirësim të situatës me ngritjen e nivelit të prurjeve të burimeve. Gjirokastra furnizohet nga tri burime ujore nga ai i Hosit, i Tranoshishtës dhe i Budukut teksa ky i fundit është burim nëntokësor.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML