Shtune, 30 Gusht 2008 06:12:27

Lexoni versionin Print

Trafiku i klandestinëve, zgjerohet rrjeti i hetimeve

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis procedimin penal edhe për katër persona të tjerë nga Gjirokastra dhe Saranda, të cilët janë implikuar në trafikun e 72 klandestinëve drejt Greqisë.

F.Vezaj
Merkure, 23 Korrik 2008 08:47:00

 

Bashkëpunëtorë të Pëllumb Gurit, edhe katër persona nga Saranda dhe Gjirokastra

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda nis procedimin penal edhe për katër persona të tjerë nga Gjirokastra dhe Saranda, të cilët janë implikuar në trafikun e 72 klandestinëve drejt Greqisë. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se operacioni i koduar “Butrinti” ka startuar më 4 prill, kur policia e Sarandës kishte ndaluar 8 klandestinë në një hotel, të cilët prisnin të trafikoheshin drejt Greqisë. Nga hetimet e kësaj çështjeje u zbulua se pronari i hotelit dhe tre persona të tjerë ishin të implikuar në këtë rrjet trafiku, që duket se bashkëpunonte me 5 personat e arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Shtetit.

“Ne kemi nën hetim pesë të pandehurit e operacionit “Butrinti”, ndërsa të implikuarit e tjerë nga Saranda dhe Gjirokastra po hetohen nga prokuroria lokale”,-bëjnë me dije burimet e mësipërme, të cilat shtojnë se dy grupet bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Rrjeti i trafikut të klandestinëvedrejtohej nga invalidi Pëllumb Guri nga Lushnja, ndërsa bashkëpunonte me persona të tjerë nga Lushnja, Saranda, Tirana dhe Gjirokastra. Pesë të arrestuarit, duke përdorur njohjet që kishin në qytetet ku banonin, organizonin nisjen drejt Greqisë, nga toka dhe deti të klandestinëve. Për çdo person që dërgonin në Greqi, ky rrjet përfitonte 1500 euro, ndërkohë që policia u ka ndaluar atyre 72 klandestinë, në tre muajt e fundit, pa mundur t’i dërgonin në Greqi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML