Shtune, 06 Shtator 2008 02:04:10

Lexoni versionin Print

Invalidi nga Lushnja, në krye të rrjetit të 72 klandestinëve

Policia godet një tjetër rrjet të trafikut të klandestinëve, drejtues i së cilit ishte një invalid. Paraditen e djeshme, efektivët e policisë çuan në pranga pesë persona të akuzuar për trafik qëniesh njerëzore, rrjet ky që hetohej prej muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Flamur Vezaj
Marte, 22 Korrik 2008 08:13:00

 

Arrestohen pesë persona të akuzuar për trafik klandestinësh në Greqi, nëpërmjet tokës dhe detit. Ja detajet e operacionit

TIRANË- Policia godet një tjetër rrjet të trafikut të klandestinëve, drejtues i së cilit ishte një invalid. Paraditen e djeshme, efektivët e policisë çuan në pranga pesë persona të akuzuar për trafik qëniesh njerëzore, rrjet ky që hetohej prej muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas burimeve zyrtare pranë organit të akuzës, mësohet se janë arrestuar Pëllumb Guri e Resul Çela nga Lushnja, të cilësuar si organizatorë të rrjetit, Bardhi Proda nga Saranda, Irfan Dalipaj nga Tirana dhe Nino Tushe nga Gjirokastra, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprat penale të “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, për qëllime përfitimi”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pesë të arrestuarit, duke përdorur njohjet që kishin në qytetet ku banonin, organizonin nisjen drejt Greqisë, nga toka dhe deti të klandestinëve.

***

“Gjatë hetimeve paraprake me metoda speciale, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i pesë organizatorëve të këtij rrjeti, të cilët kundrejt pagesave të ndryshme kanë tentuar të kalojnë për në Greqi, në mënyrë ilegale 72 shtetas shqiptarë, nga qytetet e ndryshme të vendit”,-thuhet nga prokuroria, duke shtuar se të gjithë këta shtetas janë arrestuar në momentin e fundit para se të kalojnë kufirin për në shtetin fqinj. Ndërkaq, zyra e shtypit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë njoftoi se: “ky grup, i cili trafikonte klandestinë nëpërmjet tokës dhe detit nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në shtete të tjera të Evropës kërkonte për çdo person të trafikuar shumën prej 1500 eurosh”. Burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, njoftuan se ndaj katër të arrestuarve, Resul Çela, Bardhi Proda, Irfan Dalipaj dhe Nino Tushe, Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të prokurorisë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në mungesë, deri në përfundim të hetimeve. Ndërsa për invalidin Pëllumb Guri, i cili mund të lëvizë vetëm me ndihmën e karrocës së tij, Krimet e Rënda kanë vendosur masën e sigurisë së arrestit shtëpiak.

***

Masat e sigurisë mësohet se janë vendosur me datë 20 korrik të këtij viti, pas hetimeve tremujore. Sipas prokurorisë, pesë të arrestuarit, për një afat kohore prej datës 5 prill deri më datë 25 maj kanë tentuar në pesë raste të kalojnë ilegalisht në Greqi 72 persona, mes të cilëvefëmijë, gra dhe burra, të cilët kundrejt pagesave të ndryshme kërkonin të bashkoheshin me familjarët e tyre. Mësohet se transporti i klandestinëve kryhej me makina të ndryshme si furgon, taksi, makina private që të gjitha në kuadër të pagesave të ndryshme nga vetë organizatorët, të cilët në disa raste i kanë gjetur edhe vende për të fjetur në qytetet e Sarandës, Gjirokastrës e Konispolit klandestinëve. “Për të pesë rastet, prokuroria ka siguruar foto, filmime, përgjime telefonike dhe vëzhgime të ndryshme, ku identifikohen të arrestuarit që komunikonin dhe takonin persona të ndryshëm dhe “klientët” që do t’i dërgonin në Greqi”-thuhet nga prokuroria, duke shtuar se asnjë nga 72 klandestinët nuk ka mundur të kalojë kufirin, pasi janë arrestuar në momentin e fundit nga policia. Sipas akuzës, organizatorët i nisnin “klientët” e tyre nga Tirana me linjat publike për në Sarandë ose për Gjirokastër, ku rrugës për në këto qytete i prisnin makinat e transportuesve që do t’i dërgonin për në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Operacioni për arrestimin e tyre filloi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, nën vëzhgimin e zvprokurorit të Krimeve të Rënda Kosta Beluri dhe prokurorit të çështjes, Ardian Nezha, të cilët në bashkëpunim me policinë kryen me sukses arrestimin e pesë “trafikantëve” në operacionin e koduar “Butrinti”. “Në momentin e arrestimit 5 të dyshuarve, u janë sekuestruar 3 automjete me të cilët bëhej transporti i klandestinëve dhe 1500 euro në shtëpinë e organizatorit të këtij trafiku, Pëllumb Guri”,-bëjnë me dije burimet e mësipërme.

RASTET SIPAS PROKURORISË

Pëllumb Guri

35- vjeçari nga Lushnja, invalid i klasit të parë, është cilësuar si organizatori i këtij rrjeti, ku në bashkëpunim me Bardhi Prodën dhe Irfan Dalipajn, Resul Çelën dhe Nino Tushen kanë organizuar nisjen për në Greqi të 72 shtetasve shqiptarë

Resul Çela

42- vjeçari nga Lushnja është cilësuar si krahu i djathtë i Gurit, ku në bashkëpunim me Bardhi Prodën dhe Irfan Dalipajn ka marrë pjesë në organizimin dhe nisjen e 72 shtetasve nga Shqipëria në Greqi.

Bardhi Proda

38- vjeçari nga Saranda, në bashkëpunim me të arrestuarin Resul Çela, Irfan Dalipaj dhe Pëllumb Guri kanë organizuarkalimin e paligjshëm të kufirit, por që kanë mbetur në tentativë të 13 personave.

Irfan Dalipaj

47- vjeçari nga Tirana në bashkëpunim me të arrestuarin Resul Çela, Bardhi Proda dhe Pëllumb Guri kanë organizuarkalimin e paligjshëm të kufirit por që kanë mbetur në tentativë të shumë klandestinëve.

Nino Tushe

38 -vjeçari nga Gjirokastra, në bashkëpunim me të arrestuarin Pëllumb Gurin, Irfan Dalipaj dhe Resul Çelës me datën 17,18,19 maj ka marrë pjesë në organizimin dhe dërgimin për në Greqi të 14 personave.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML