Shtune, 06 Shtator 2008 02:10:20

Lexoni versionin Print

Kartat ID, qeveria firmos kontratën me “Sagem”

Debatet dhe hijet e shumta të dyshimit mbi tenderin e kartave të identitetit morën fund dje, me firmosjen e kontratës mes qeverisë shqiptare dhe firmës së shpallur fituese, “Sagem”.

Shekulli
Marte, 22 Korrik 2008 08:39:00

 

Megjithë kontestimet për dokumentacionin e mangët, “Sagem” merr tenderin e kartave të identitetit

TIRANË- Debatet dhe hijet e shumta të dyshimit mbi tenderin e kartave të identitetit morën fund dje, me firmosjen e kontratës mes qeverisë shqiptare dhe firmës së shpallur fituese, “Sagem”. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, nënshkroi në emër të qeverisë shqiptare me përfaqësuesit e ”Sagem Securite” dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, kontratën për dhënien me koncension të prodhimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike, duke mbyllur në këtë mënyrë debatet për mungesën e dokumenteve origjinale nga kompania franceze, apo për eksperiencat në botë të kësaj kompanie me nënkontraktuesit. “Ne vlerësojmë ofertën e paraqitur nga “Sagem Securite” dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve si një ofertë që jo vetëm plotëson standardet teknike të këtij projekti, por njëkohësisht ofron një kosto të përballueshme nga qytetarët shqiptarë dhe një kohë të implementimit të parashikuar në ambicjet tona për të pajisur qytetarët shqiptarë me letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike brenda vitit 2009,- deklaroi ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve Z.Martin Mata shprehu besimin e plotë që ky projekt do të jetë një sukses dhe do të ndikojë dukshëm në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë. Kompania “Sagem” u kontestua nga pjesëmarrësit e tjerë në tender si një kompani me dokumentacion të mangët dhe pa eksperiencën e duhur në prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportat biometrike, megjithatë, kjo kompani u përzgjodh për të pajisur qytetarët shqiptarë me këto dokumente.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML